Showbiz dhe TV

Përkrah Kate dhe Meghan Markle- it: Fustani i Elia Zaharias, në revistën e njohur franceze

Shkruar nga Anabel

4 Maj 2019

Përkrah Kate dhe Meghan Markle- it: Fustani i Elia Zaharias, në

Revista e famshme “Point de vue” mendoi të bënte bashkë çiftet mbretërore përmes një sondazhi interesant, i cili fton këdo të votojë fustanin e preferuar të nusërisë.

Mes tyre përfshihet edhe princesha Elia Zaharia Zogu (krahas Meghan Markle- it, Kate Middleton- it), e cila i lajmëroi ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi në Facebook:

“Sondazh në revistën Point de Vue, kush është fustani i nusërisë që ju pëlqen më shumë! Ka fustanet e dasmave më të njohura mbretërore, por unë mendoj që Blerina Kllokoqi Rugova meriton ta mbështesim për talentin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të saj! Mjafton të klikoni mbi foton e fustanit tuaj të preferuar!” shkruan Elia.

Përkrah Kate dhe Meghan Markle- it: Fustani i Elia Zaharias, në
Aktualisht princesha Elia kryeson me 23% (ora 20:59)

Dasma mbretërore shqiptare mes princit Leka dhe Elias u mbajt më 8 tetor 2016. Për të votuar klikoni fillimisht këtu.

Përkrah Kate dhe Meghan Markle- it: Fustani i Elia Zaharias, në