E gjeni dot vendin ku do t’ju shfaqet puçrra e radhës pak ditë para periodave? Nëse përgjigja është po, jut hemi se ka disa arsye pse ato shfaqen gjithnjë në të njëjtën zonë të trupit apo fytyrës.
1. Ajo puçërr mund të jetë një kist!
Aknet e brendshme që nuk dalin kurrë në sipërfaqe dhe të nxjerrën kokën, janë lloji i parë i puçrrave që shfaqen në të njëjtin vend. Ato zhvillohen kur poret e tua hapen dhe lëkura bëhet më e yndyrshme. Ky në fakt është një lloj kisti, që edhe pasi hiqet mund të lërë shenja në fytyrë.
2. Nuk po e shtrydh në mënyrën e duhur.
Që shumica prej jush nuk rrinë dot pa i ngacmuar, këtë e dimë, por a po e bëni në mënyrën e duhur? Para se ta shtrrydhni sigurohuni ta bëni mirë këtë duke mos lënë asnjë pikë papastërtie brenda saj. Në të kundërt, prisni t’ju rishfaqet pas disa ditësh edhe më e madhe se më parë.
3. Fajësoni zakonet tuaja të pista!
Keni zakon që prekni fytyrën kur jeni i stresuar apo kur lexoni ndonjë libër? Po telefonin që se dezinfektoni kurrë para se ta vendosni në faqe? Në dukje të parëndësishme, këto veprime shkaktojnë akne të përhershme.
4. Periodat!
Mjafton ajo puçrra e përsëritur për ta kuptuar që periodat janë rrugës. Puçrrat e ciklit dalin gjithnjë në të njëjtin vend të fytyrës apo trupit. Bëni durim!