Para se të takonte dashurinë e saj, në jetën e Kate Middleton-it ishte dikush tjetër që gjithashtu thuhet se ka qenë dashuria e jetës! Djali me emrin Harry Blakelock pati një ndikim të madh në jetën dhe në të ardhmen e dukeshës.
Kate dhe ish- i dashuri ndiqnin të njëjtën shkollë dhe pas diplomimit vazhdonin ta ruanin marrëdhënien e tyre. Edhe gjatë kohës së studimeve në Itali, princesha s’bënte gjë tjetër përveçse të fliste rreth tij me mikeshat e ngushta.
Ekspertët mbretërorë në librin biografikë për Middleton-in, shkruajnë se ajo e vuajti shumë ndarjen prej tij.
“Ajo fliste për të gjatë gjithë kohës. Mendoj se ai i ka thyer zemrën. Gjatë kohës së shkollës, sjellja e tij herë e ftohtë dhe herë jo bënte që Kate shpesh të kalonte momente të trishtuara. Tregonte gjithë kohës si sillej ai dhe mendohej si ta kthente tek vetja. Ishte djali i vetëm për të cilin fliste atëherë dhe s’mendoj që ishte kaq serioze.”
Por, duket se Kate u lodh nga e gjithë kjo situatë dhe zgjodhi rrugën më të mirë: Të vazhdonte para si një princeshë e vërtetë!