Instagramming

Gashi i premton këngëtares së sapodivorcuar se një ditë do të martohet me të

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2019

Gashi i premton këngëtares së sapodivorcuar se një ditë

Shpejt! Gjeni ç’lidhje kanë Gashi dhe Adele!

S’kanë? Këtë do të mendonte një lexues naiv. E vërteta s’është as pranë, as larg kësaj. E vërteta është e pazakontë.

Adele po feston ditëlindjen e saj të 31-të dhe mesa duket në Instagram është shumë e lumtur sepse qenka lodhur shumë vitin e tridhjetë të jetës. Ajo u divorcua nga partneri i saj me të cilin ka një djalë dhe natyrshëm, s’mund të ketë qenë e thjeshtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adele (@adele) on

Gashi pa postimin e Adele për ditëlindje, mori një prej fotove të këngëtares, e postoi në Instagramin e tij me këtë tekst sipër: “Një ditë do të martohem me ty Adele.”

Gashi i premton këngëtares së sapodivorcuar se një ditë

Ndoshta s’e marrim dot shumë seriozisht Gashin, po përpshtypje na bëri ama.