Të hënën, në Muzeun Metropolitan në New York, Kim Kardashian, Kris, Kylie dhe Kendall Jenner morën pjesë në eventin e shumënjohur të “Met Gala”. Po kështu, të pranishëm qenë edhe bashkëshorti i Kim- it, Kanye West si dhe partneri i Kylie- t, Travis Scott.
Menjëherë u vu re mungesa e dy anëtareve të familjes: Khloe- s dhe Kourtney– t.
Sipas raportimeve, Khloe u konsiderua “e ulët” për një organizim aq madhështor.
Kështu, “Radar Online” raporton se për organizatoren e “Met Gala 2019”, Anna Wintour, Khloe është një figurë publike tretësore dhe kurrsesi nuk mund të renditet në listën A të të ftuarve.
Le të themi që Khloe është një C.
Mendohet se për të mbështetur të motrën, as Kourtney nuk mori pjesë në “Met Gala”.
Disa të tjerë, të cilët refuzojnë të pranojnë që Khloe nuk është gati për një event mode të rangut të lartë e justifikojnë mungesën e saj me xhirimet e serialit "Keeping Up With The Kardashians".
Duhet të dini se Khloe nuk ka postuar ende për "Vogue", ndërkohë që Kim, Kylie dhe Kendall po.

Wintour tregohet tepër e kujdesshme me listën e të ftuarve dhe vështirë të bëjë lëshime. Ju kujtojmë se Kim ishte pjesëtarja e parë e familjes e cila mundi t’i bashkohej eventit në fjalë.
Ekzaktësisht në vitin 2013, ku u shfaq me një fustan plot lule nga Givenchy, gjatë shtatzënisë me vajzën North.