Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme (7 maj), Loredana Zefi është lënë e lirë nga autoritetet zvicerane. E akuzuar për kërcënim dhe zhvatje parash ndaj një çifti zviceran bashkë me të vëllanë, skandali i vjedhjes u përhap kudo.
Së fundmi, “Dein Update”, konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, partnerja e Mozzik është lënë e lirë.
Bazuar në njoftimin e bërë, autoritetet kanë bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik dhe se reperja mund të largohet.
“Nuk bëhet fjalë as për arratisje dhe as për ndonjë rrezik tjetër! Të tjera deklarata do të shfaqen në vijim.”- është shprehur një prej zëdhënësve të policisë.
Policia e Luzerner- it ka arrestuar mbrëmë reperen kurse lajmi është bërë me dijeni ditën e sotme.
Mbi të rëndoi akuza e dëmit të shkaktuar ndaj një çifti zvicerian rreth të 50- ave me vlerë prej afro një milion frangave.
Partnerja e reperit Mozzik, Loredana dyshohet të ketë një detyrim prej 700,000 frangash, e ndërsa vëllai i saj, Berati, 200,000 franga të tjera. Paratë pretendohet të jenë marrë përmes shantazhit dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Sipas "20 minuten", vitin e shkuar, çifti i ka dhënë disa para vëllait të artistes dhe më vonë është futur në lojë vetë Loredana.