Celebrity

Bebe Rexha sqaron në ka bërë operacione plastike në të pasme a hundë

Shkruar nga Anabel

9 Maj 2019

Bebe Rexha sqaron në ka bërë operacione plastike në të

Diku, në cepat e errët të internetit, njerëzit vrasin mendjen në mos të pasmet e Bebe Rexhës janë rezultat i një operacioni plastik. Bebe vendosi t’i japë fund njëherë e mirë këtyre fjalëve në një intervistë për Health Magazine.

Këngëtarja tha se ka shumë frikë të hyjë në operacion, por thashethemet se të pasmet s’janë të sajat i duken qesharake. “S’i kam bërë kurrë të pasmet,” tha ajo. “Në fakt, kam septum të devijuar dhe vuaj vazhdimisht nga infeksione sinusi, por kam frikë ta rregulloj. Kam frikë nga operacionet – nuk dua të prish hundën!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Sidoqoftë, Bebe tha se nëse vendos të bëjë ndonjë gjë, të parët që do ta marrin vesh do të jenë fansat e saj. “Nëse bëj diçka, do ta them vetë,” shpjegon ajo. “Dua të ngre gjoksin një ditë, pa dyshim. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe më seksi, do të bëj ç’të më dojë qejfi.”