Metropolitan

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Mbrëmjeve, këtu në Anabel.al na pëlqen përherë të flasim rreth DASHURISË. Ky artikull do t’ju sjellë në kujtesë disa çifte të së shkuarës që me shumë mundësi keni harruar që dikur jetuan një histori rozë:

Ryan Gosling dhe Sandra Bullock

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Çifti u njoh në xhirimet e filmit "Murder by Numbers" në vitin 2002, për t'i dhënë më pas fund në 2004- n.

Jessica Biel dhe Chris Evans

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Dyshja qëndroi 5 vite bashkë dhe vazhdimisht foli rreth një martese të mundshme. 

Tom Cruise dhe Cher

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Tom Cruise ishte 22 vjeç kur takoi Cher- in për herë të parë në dasmën e Madonna- s me Sean Penn- in në Malibu. Edhe pse Cher ishte 16 vite më e madhe se ai, në një intervistë artistja pranoi se Cruise përfshihej në “top 5” e burrave të jetës së saj.

Matt Damon dhe Winona Ryder

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Qe Gwyneth Paltrow ajo që i bëri bashkë. Çifti qëndroi për disa vite dhe ndonëse i dha fund, Ryder u shpreh se “Matt nuk mund të ishte djalë më i mirë e më i sjellshëm.”

Sarah Jessica Parker dhe Robert Downey Jr.

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Lidhja zgjati nga 1984 në 1991- shin. Siç Parker rrëfeu në një intervistë, Downey qe burri i parë me të cilin ajo jetoi.

Emily Blunt dhe Michael Bublé

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Përse u ndanë? Sot e kësaj dite, Blunt nuk e mësoi kurrë të vërtetën nëse këngëtari e tradhtoi ose jo.

Cameron Diaz dhe Jared Leto

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Jo vetëm që ata qenë bashkë, por deri në vitin 2003 rezultonin të fejuar!

Britney Spears dhe Colin Farrell

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Kur mendon një çift të viteve ’90, Britney Spears dhe Justin Timberlake janë të parët që të vijnë në mendje. Çështja është se jo kushdo e mban mend që Britney ka qenë e lidhur edhe me Colin Farrell- in. Ky i fundit, në një intervistë pas ndarjes u shpreh se Britney ishte “një grua e mrekullueshme”.

Julia Roberts dhe Liam Neeson

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Romanca nisi kur Julia ishte vetëm 19 vjeç e ndërsa Liam 30. Pas pak vitesh, rrugët e tyre u ndanë për t’u ribashkuar sërish, në atë drejt famës dhe suksesit absolut!

Madonna dhe Michael Jackson

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Dy legjendat e muzikës mundën të jetonin një histori të shkurtër, tepër pasionante.

“Madonna ra në dashuri me mua.” u shpreh dikur Jackson në një intervistë.

Mila Kunis dhe Macaulay Culkin

Të famshmit që dikur qenë bashkë!

Romanca lindi përgjatë viteve 2000 dhe rezistoi plot 8 vite.