Celebrity

Këngëtarja shpjegon njëherë e mirë tatuazhin e shkruar tmerrësisht keq në kofshë

Shkruar nga Anabel

10 Maj 2019

Këngëtarja shpjegon njëherë e mirë tatuazhin e shkruar

Jessie J është pjesë e grupit jo dhe aq elitar të njerëzve që kanë tatuazhe të shkruar keq nëpër trup. Në dallim nga shumë prej tyre, këngëtarja nuk do t’ia dijë shumë. Për të mos thënë që s’do t’ia dijë fare.

Në një foto të postuar së fundi në Instagram vihet re tatuazhi në kofshë që shkruan “don’t loose who you are in the blur of the stars” që supozohet të përkthehet në “mos humb veten në turbullirën e yjeve,” por që përkthehet në “mos çliro veten në turbullirën e yjeve.” Lose do të thotë humb, ndërsa loose çliro, lësho, shthur etj.

Për t’i paraprirë reagimeve të fansave, Jessie J iu përgjigj gjithë pyetjeve që mund të kishin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by J E S S I E . J (@jessiej) on

“Po, tatuazhi im shkruan mos çliro veten në turbullirën e yjeve’
Po, është tekst i këngës sime ‘Who you are’
Po, tekst që e shkrova vetë
Po, e gërmëzova gabim
Po, e përsëris, e gërmëzova gabim
Po, tatuatori s’më tha gjë
Po, isha 18 vjeçe
Po, akoma s’e di dallimin mes ‘lose’ dhe ‘loose’
Po, prandaj çdo gjë që vesh ka bel të lartë
Dhe po, e di që kam gjoks të vogël. Mos harxhoni kot kohë, i shoh çdo ditë, e di si duken
Pafshim.”

Shpejt, dikush të organizojë një takim mes Jessie J dhe Ariana Grande, të ndajnë vuajtjen bashkë meqë dhe Ariana pati një fat të ngjashëm pak kohë më parë.