
Shumë prej vrasësve të përmendur në këtë listë patën vite, në mos dekada kohë, të mendonin fjalët e fundit që do të thonin në jetë. Teksa po lidheshin në karrigen elektrike ose teksa prisnin injeksionin vdekjeprurës, ja ç’thanë shtatë vrasës serial.
William Bonin
Bonin u dënua për vrasjen e 14 burrave dhe djemve, por dyshohet të ketë vrarë e përdhunuar shumë më shumë. Ndryshe njihej si “Vrasësi i Autostradës” sepse viktimat i hidhte rrugëve të Kalifornisë jugore.
Fjalët e tij të fundit: “Dua t’u sugjeroj gjithë atyre që mendojnë të bëjnë ndonjë gjë në kundërshtim me ligjin, të ulen në një vend të qetë dhe ta mendojnë sërish.”
Ted Bundy
Bundy është një prej vrasësve serial më të famshëm në Amerikë, por nuk dihet me saktësi sa ka vrarë. Para se të ekzekutohej, Bundy u rrëfye se ka vrarë të paktën 30 gra dhe vajza.
Fjalët e fundit: “Dua t’i dërgoj dashuri familjes dhe miqve.”
Aileen Wuornos
Aileen Wuornos ishte prositutë në Florida dhe ka vrarë me dhjetëra burra në një periudhë të shkurtër kohore. Ajo u dënua për gjashtë vrasje.
Fjalët e fundit: “Po lundroj me gurin dhe do të kthehem, si Dita e Pavarësisë, si Jezusi, 6 qershor. Si filmi, me anije gjigante e gjithë të tjerat. Do të kthehem.”
John Wayne Gacy
Gacy u dënua për vrasjen e të paktën 33 djemve adoleshentë. Të gjithë i vrau në shtëpinë e tij, shumicën përmes asfiksimit ose mbytjes. 26 viktima i varrosi nën shtëpi.
Fjalët e fundit: “Më hani m*tin.”
Westley Allen Dodd
Westely Allen Dodd pranoi se përdhunoi dhe vrau dy vëllezër, 10 dhe 11 vjeç, si dhe mori peng e vrau një djalë katër vjeçar.
Fjalët e fundit: “Dikush më pyeti, s’më kujtohet kush, në ka ndonjë mënyrë për t’i ndalur pedofilët dhe përdhunuesit. I thashë jo. U gabova.”
Kimberly McCarthy
McCarthy trokiti në derën e fqinjës së saj 71-vjeçare për të marrë pak sheqer borxh. Ajo e goditi me thikë deri kur e moshuara humbi jetën. McCarthy u akuzua dhe për vrasjen e dy të moshuarave të tjera
Fjalët e fundit: “Kjo nuk është një humbje, është një fitore. Ju e dini ku po shkoj. Po shkoj në shtëpi, të jem pranë Jezusit. Ruani besimin. Ju dua të gjithëve.”
Rosendo Rodriguez III
Rodriguez vrau dy vajza, 16 dhe 29-vjeçare dhe ua hodhi trupat në landfill. Gjithashtu, u akuzua për pesë raste përdhunimesh.
Fjalët e fundit: “Kam luftuar, kam vrapuar. Roje, jam gati t’i bashkohem Atit.”