Sex

Pse jeni më të eksituara gjatë periodave

Shkruar nga Anabel

17 Maj 2019

Pse jeni më të eksituara gjatë periodave

Bashkë me periodat, besoj se e keni vënë re që rritet dëshira për seks. Ju jeni më e eksituar se zakonisht dhe shpesh s’e kuptoni pse.

Si fillim duhet të na tregoni nëse ju ndodh kështu apo jo.

Vetë shkenca ende nuk është plotësisht e sigurtë pse ndodh një fenomen i tillë, por cikli menstrual përfshin njëkohësisht si rritjen ashtu dhe rënien e estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit.

Të gjithë këto hormone luajnë rol shumë të rëndësishëm në dëshirën seksuale. Ndonëse dihet që ekziston një lidhje mes tyre, shkencëtarët nuk janë akoma të sigurtë se si periodat ndikojnë tek dëshira juaj seksuale.

Sipas tyre, është pikërisht ndryshimi i nivelit të këtyre hormoneve. Estrogjeni ndikon tek libido duke rritur dëshirën kurse progesteroni është hormon stabilizues që njëkohësisht ndrydh libidon.

Në fakt, kulmi i dëshirës sonë seksuale është saktësisht gjatë ditëve të ovulimit ose dy javë pas përfundimit të ciklit.

Të ndihesh e eksituar gjatë periodave është një fenomen që varet nga individi. Ka gra që duan më shumë seks gjatë periodave të tyre dhe ka të tjera që nuk ndihen rehat gjatë ciklit.

Kjo varet nga kushtet fizike të tyre dhe padyshim nëse ndihen komode apo jo.

Burimi: Women's Health