Nesër, më 24 maj, Kim Kardashian dhe Kanye West festojnë përvjetorin e pestë të martesës së tyre ndaj Kim dëshiron që ndjekësit të hapin kuletën dhe të rrëmbejnë koleksionin e saj të fundit me produkte make up-i "Mrs. West", të cilat do t’i ndihmojnë për të realizuar look-un e saj në ditën e dasmës. Sigurisht që seti nuk vjen bashkëngjitur me një grimier personal si Mario, por YouTube mund t’ju ndihmojë shumë.

Për të prezantuar koleksionin e ri me produkte kozmetike, Kim pozoi para një muri të mbushur me trëndafila të bardhë, veshur me një fustan në po të njëjtën ngjyrë. Me vetëdije të plotë, duke ditur që do të shkruhet për këtë detaj, ajo zgjodhi një buqetë me trëndafila për të krijuar bustin e fustanit.
View this post on Instagram
Disa mendojnë se “duket e mrekullueshme”, ndërsa të tjerë e krahasojnë me një “sallatë kale”.
