Showbiz dhe TV

Loredana humb të atin: ‘Lutem që të jesh mirë atje lart’

Shkruar nga Anabel

30 Maj 2019

Loredana humb të atin: ‘Lutem që të jesh mirë atje

Një periudhë tepër e vështirë kjo që aktualisht po kalon Loredana Zefi. Babai i reperes, Lush Zefi është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm (siç raporton “Prive”).

Përmes një Intagram Story, Zefi ka lajmëruar ndjekësit e saj rreth ndarjes nga jeta të njeriut të shtrenjtë.

Loredana humb të atin: ‘Lutem që të jesh mirë atje

“Faleminderit Baba që deri më sot ke bërë më të mirën për ne. Të dua dhe lutem për ty që të jesh mirë atje lart. Falenderoj njerëzit e mi që po më qëndrojnë pranë në këto ditë të vështira.” shkruan Loredana, ndër të tjera.

Po kështu, Mozzik shkroi:

Loredana humb të atin: ‘Lutem që të jesh mirë atje

“O Baba Lush, Pusho në paqe! Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë”

Ju kujtojmë se më herët në këtë muaj, ekzaktësisht më 7 maj, Loredana Zefi u arrestua nga policia e Luzerner- it me akuzën për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje parash. 

Loredana humb të atin: ‘Lutem që të jesh mirë atje

Fillimisht u tha se Loredana akuzohej për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zvicerian rreth të 50- ave me vlerë prej afro një milion frangave. Paratë pretendohej të ishin marrë përmes shantazhit dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Më pas, nëna e re (ju kujtojmë se ajo dhe partneri Mozzik janë prindër të një vogëlusheje, Hanës) u la e lirë pasi "nuk bëhej fjalë as për arratisje dhe as për ndonjë rrezik tjetër".

Loredana humb të atin: ‘Lutem që të jesh mirë atje

Situata në fjalë u pasua edhe me dy padi të tjera. Më 10 maj, Loredana Zefi theu heshtjen nëpërmjet një konference të tranmetuar live te Prive Klan Kosova. Reperja, e shoqëruar nga partneri i saj Mozzik dhe 2 avokatët foli rreth akuzave të bëra ndaj saj pak ditë më parë nga çifti zviceran.

“Unë jam Loredana Zefi. Faleminderit që keni ardhur për të më dëgjuar. Unë ndodhem këtu për të xhiruar një spot.Ky spot është planifikuar shumë më herët sepse nuk kemi asnjë arsye për ta shtyrë. Sipas mediave, çfarë kam lexuar unë mund të them që shumë gjëra janë ndryshe. Për mua çfarë është me rëndësi të dijë shteti shqiptar, gjerman dhe zvicerian është që prej asnjë personi nuk janë marrë para me dhunë, nuk janë marrë me mashtrime dhe as me kërcënime.Këto para, shumën e të cilave nuk e di janë marrë me vullnet të pastër të palës tjetër. E gjithë kjo ka filluar në 2016- ën dhe unë s’kam qenë e përfshirë. S’kam ditur asgjë rreth kësaj historie. Në 2018- ën, anëtarë të familjes Zefi që ishin brenda këtyre punëve më kanë treguar se mundësia e fundit për ta mbyllur këtë rast është viti 2018, por nuk e di çfarë kanë bërë këta persona me njëri tjetrin." u shpreh e akuzuara ndër të tjera.

Për më shumë lexoni këtukëtukëtu ose këtu.