Siç mund ta keni lexuar, për të gjashtëmbëdhjetin vit radhazi u mbajt dje sfilata e “Geraldina Sposa”, që bëri bashkë figura të njohura publike, një pjesë e të cilave parakaloi me fustanet e markës në fjalë. Përpos sfilatës përrallore, sigurisht që ranë në sy edhe veshjet e personazheve të njohur, të cilët qëndruan përgjithësisht në të njëjtën linjë me trendet e momentit.
Marçela Lati preferoi një fustan me thekë, të lidhur në bel përmes një fjongoje, e cila bashkonte këndshëm fundin me pjesën e sipërme të veshjes.

Njyra blu pudër u pa në një pjesë të mirë të sfilatave gjatë Javës së Modës në qytetet e famshme si Paris, Milano, Nju Jork dhe Londër.
Një nuancë të ngjashme preferoi edhe Adrola Dushi për fustanin asimetrik të çarë në njërën anë.
Nuk kishin si të mungonin kostumet, trend i Pranverë 2019.



Një pjesë e të ftuarve preferuan ngjyrat e sezonit, si e verdhë dhe e gjerlbërt-arctic.


Në fund e mbyllim me të zezën klasike dhe të kuqen shik.



Lexoni edhe: Adrola, Dojna, DeaMishel dhe shumë të tjera: Sfilata që bëri bashkë VIP- et shqiptare