Prej kohësh, Klea Huta e ka kthyer palestrën në stil jetese. Në një intervistë në “Rudina”, ajo u shpreh që përpos CrossFit – një regjim i caktuar në palestër që konsiston në ushtrime me ritme të shpejta, peshëngritje, gjimnastikë, hedhje dhe ushtrime të tjera – i kushton tepër rëndësi vakteve të shëndetshme.
Nisur nga kjo, ajo gatoi një ndër vaktet e preferuara. E fillojmë me përgatitjen e supës me perime.
Përbërësit:
- 1 kokërr domate
- 1 qepë
- 1 patate
- 1 karrotë
- spec jeshil
- qepë e njomë
Të gjithë përbërësit vendosini të ziejnë për pak minuta dhe më pas vendosini në blender për të krijuar një masë homogjene.
Për sallatë, Klea preferoi spinaqin, qepët e njoma, sallatën jeshile, të cilëve më pas u shtoi arra dhe bajame.
Për të tjera këshilla, ndiqni videon në vijim.