Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Binjakët dhe

Wshtë muaji i ditëlindjes suaj dhe Hëna e Re e 3 qershorit do të vijë si dhuratë nga universi. Jupiteri do t’ju mbështesë shumë në sektorin e martesës/bashkëpunimeve, me mision të qartë për t’ju ndihmuar. Mund të fejoheni ose martoheni ose mund të firmosni një marrëveshje për të nisur një biznes të ri. Gjithsesi, çfarë duhet t’ju interesojë është lajmi se do të bëni shumë para nga puna që bëni! Shihni me vëmendje 7 qershorin, mund të suprizoheni!

Këtë muaj  do të keni shpenzime të mëdha, kështu që gjithë kursimet që keni bërë deri më tani, do t’ju vijnë në dispozicion. Marsi dhe Saturni janë 2 nga planetet që do të ndikojnë më shumë në humorin tuaj deri në mes të këtij muaji.

Përsa i përket karrierës,  Neptuni në prapavijë (21 qershor deri në 27 nëntor) do të bëjë të jeni të kënaqur me fitimet dhe arritjet tuaja, por asnjë hap tjetër i madh për disa kohë.

Jeta sentimentale ju ka gjetur më mirë se kurrë. Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj në 8 qershor dhe të qëndrojë atje deri në 3 korrik.  Karizma që keni i tërheq njerëzit dhe duan t’ju kenë gjithnjë sa më pranë për të shijuar momentin siç duhet. Shumë Binjakë do të fejohen ose martohen aty rreth datës 17-të. Në të kundërt, përdoreni Hënën e Plotë për të rënë dakord me bashkëpunëtorët e biznesit tuaj.

Intuita që keni do t’ju lidhë edhe më me punën duke bërë të fitoni para nga idetë që do të sillni aty nga data 27 qershor. Merreni seriozisht frymëzimin tuaj. Do të shkëlqeni!  27 qershori mundet gjithashtu t’ju gjejë diku larg vendit tuaj për çështje pune.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Binjakët dhe

Strategjia që po përdorni duke bërë marrëveshje me konkurrentët tuaj, duket se po funksionon. Janari i kaluar ishte periudhë e vështirë, kur armiqtë tuaj (nëse keni) ishin aty jashtë dhe shumë aktivë. Hëna e Re e 3 qershorit do t’ju lejojë të tërhiqeni nga grindjet e jetës së përditshme dhe t’i shihni gjërat me qetësi, për të vendosur më pas cilat nga teknikat me të cilat keni punuar deri tani, funksionojnë dhe cilat jo.

Mos flisni me miqtë apo kolegët e punës për çështje të rëndësishme konfidenciale. Këtë muaj do të mësoni gjithashtu të ndani faktet nga gjërat fiktive. Mos merrni asgjë për të mirëqënë, duhet të gërmoni thellë për të vërtetën.

Marsi është në shenjën tuaj për herë të parë në 2 vitet e fundit dhe do të qëndrojë aty deri gjatë gjithë muajit. Ky është lajm shumë i mirë për ju. Optimizmi është në nivelin e duhur, kurse Marsi do t’ju sjellë energji, vendosmëri dhe fuqi për të arritur objektivat që me kohë i keni vendosur vetes.

Të gjithë personat e rëndësishëm që do të takoni, do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë si të munden.

Në 13 qershor Marsi në Gaforre do të bëjë momentin perfekt për të udhëtuar. Do të jeni kaq romantikë këto ditë sa do t’i shprehni gjithë emocionet tuaja ndaj njeriut që doni dhe fëmijëve, nëse keni.

Marrëdhënia me partnerin po rregullohet ditë pas dite. Me shumë mundësi keni kaluar një kohë të vështirë aty nga fundit i 2018-ës e deri më tani, por ai po përpiqet që gjërat të shkojnë mirë. Pavarësisht arsyeve, po ndiheni pozitivë.

Merruni pak me veten dhe pushoni. Hëna e Plotë do të sjellë nevojë të paparë për të fjetur gjumë.

Nga data 27-të do të bëheni pjesë e një eventi social. Nëse jeni vetëm, mund të takoni dikë, nëse jo prisni një surprizë nga partneri. Bëhuni fleksibël dhe optimistë,gjëra të bukura po vijnë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.