Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Luani dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Luani dhe

Muaji qershor me shumë mundesi do të sjellë tepër argëtim dhe eksperienca të lumtura. Më 3 qershor, fillon një Hënë e re verbuese te Binjakët, duke theksuar shtëpinë e njëmbëdhjetë të shpresave, dëshirave dhe miqësive. Nisur nga shenja e Binjakëve, ka mundësi që të përjetoni dy ngjarje të mëdha shoqërore në ditët e Hënës së re. Do të jeni optimistë dhe do të takoni njerëz miqësorë, të cilët do të keni dëshirë t’i njihni. Biseda do të rrjedhë këndshëm dhe do t’ju mbajë të mbërthyer.

Mund të merrni pjesë në një dasmë, ditëlindje, darkë ose koktej, një eveniment për promovimin e një libri, premierë filmi, evente bamirësie dhe ngjarje sportive. Pa marrë parasysh se për çfarë merreni, do ta shijoni shumë stuhinë e aktiviteteve që do të përjetoni me miqtë e rinj.

Muaji për ju do të përmirësohet më shumë duke u afruar Hëna e plotë më 17 qershor te Shigjetari, duke ndikuar te shtëpia e dashurisë. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të orbitohet afër Hënës së plotë duke ju dhënë një ndjenjë lumturie.

Nëse nuk jeni në një lidhje, ndoshta mund të takoni dikë. Nëse keni një romancë, do të nisni të mendoni për plane të ardhshme, si bashkëjetesa apo shtatzënia. Nëse keni fëmijë, do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë.

Përsa i përket karrierës, jeni në një periudhë të fuqishme që po ju dërgon gjithnjë e më tepër drejt suksesit. Marsi, planeti i veprimit, po viziton sektorin e prapaskenave. Kjo gjë sugjeron që ju duhet ende kohë për të punuar me projektet. Kur Marsi shkon te Luani nga 1 korriku deri në 17 gusht, Mërkuri shkon në prapavijë (7 – 31 korrik). Prandaj periudha më e qetë do të jetë fillimi i gushtit. Nëse keni ditëlindjen në gusht, do të jeni më të favorizuar se shenjat e tjera.

Dita që ka gjasa të jetë e përkryer për çështje profesionale është 27 qershori, kur sunduesi juaj, Dielli, do të vihet në kontakt me Uranin, i cili sjell lajme të papritura në karrierë. Është një moment i veçantë, prandaj bëhuni gati.

Përveç kësaj, në të njëjtën ditë, do të surprizoheni nga një partner i ngushtë, që mund të jetë në dashuri ose biznes. Dielli është ylli që ju drejton ndaj kur ai përfshihet, fati është në dorën tuaj. 27 qershorin do ta dashuroni pafund.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Luani dhe

Qershori do të jetë një muaj me shumë mundësi të arta për karrierën. Më 3 qershor, Hëna e re do të shfaqet te Binjakët dhe ka gjasë t’ju sjellë një mundësi për t’u intervistuar (ose ndoshta dy) në lidhje me një pozicion prestigjoz. Personat e shenjës së Virgjereshës janë shumë të talentuar për të punuar si redaktorë, shkrimtarë, gazetarë, përkthyes, producentë dhe menaxher rrjetesh sociale. Gjithashtu mund të kenë talente në matematikë, kontabilitet, inxhinieri dhe mjekësi.

Studioni me kujdes të gjithë mundësitë për të provuar një pozicion të ri, qoftë brenda ose jashtë kompanisë ku punoni aktualisht. Një paralajmërim: Nëse ju ka ardhur mundësia për punë përmes një ndërmjetësi, mos bëni asnjë propozim nga ana juaj. Neptuni do të jetë në vështirësi në këtë Hënë të plotë ndaj përshkrimi i punës që dëshironi mund të mos jetë i saktë. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të jetë në harmoni me Hënën e re, kështu që mund të mbështeteni te familja për vendimet e rëndësishme, pa marrë parasysh se çfarë do të vendosni.

Nëse keni në plan të ndërroni shtëpi, me Jupiterin në këtë pozicion, ka të ngjarë që të lëvizni në një hapësirë të re, një lagje me diell. Nëse nuk keni të tilla plane, kini parasysh që mund të lind nevoja të rinovoni, riparoni dhe të dekoroni shtëpinë. Njerëzit që jetojnë në shtëpi me ju do të bëhen pjesë e nismës suaj. Një grua – ndoshta nëna, motra ose dikush që njihni – mund të jetë e dobishme.

Mos u frikësoni pasi muaji nuk do të karakterizohet vetëm nga PUNA. Marsi do të shkojë në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të aktiviteteve sociale më 15 maj dhe do të vazhdojë deri në 1 korrik. Marsi do të nxisë shumë ftesa dhe arsye për të qenë me miqtë. Mund të shkoni për pazar, të shihni filma, të drekoni, të merrni pjesë nëpër evente etj. Jeta do të jetë argëtuese sërish.

Dita më e bukur e muajit do të jetë 27 qershori kur Dielli dhe Urani do të kombinojnë energjinë e tyre, që ka të bëjë me udhëtimet,miqësinë dhe dashurinë. Bëni gati valixhen dhe largohuni diku.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.