Ju jeni një shpirt i lirë, ndonëse i dini mirë përparësitë e të punuarit me një partner. Këtë muaj, do të mendoni si të bashkoni forcat me dikë që mund t’ju ndihmojë në biznesin tuaj. Jupiteri, sundimtari yt, do të bashkohet me Hënën e re më 3 qershor, duke e bërë këtë periudhë si më të favorshme për të pasur një diskutim.
Zakonisht, Shigjetarit nuk i pëlqen të përfshihet në marrëveshje kontraktuale, por duket se partneri do të këmbëngulë së tepërmi. Mendoni për një kontratë si një plan për punën. Afërdita do të kalojë përmes sektorit të partneritetit gjatë gjashtë ditëve të para të muajit, kështu që bisedimet do të jetë të këndshme.
Deri në 17 qershor, Hëna e plotë do të shfaqet në shenjën tuaj dhe do të sjellë çështje të rëndësishme personale për t’u realizuar. Neptuni do të shkaktojë një çrregullim të vogël, prandaj paramendojini gjërat mirë. Urani dhe Jupiteri do të orbitohen rreth Hënës duke ju bërë të ndiheni më optimistë për të ardhmen.
Në korrik, Mërkuri do të shkojë në prapavijë për pothuajse gjithë muajin, ndaj mos nënshkruani kontrata.
Duket se keni patur shpenzime të shumta, të cilat për fat të keq zor se mund të përmirësohen. Ato kanë qenë më të larta se shpenzimet e zakonshme. Megjithatë do të reduktohen pasi Marsi të dalë nga Gaforrja më 1 korrik. Do të përfshiheni nga ide të shkëlqyera, prandaj shkruajini diku dhe mendoni për secilën prej tyre. Frutet e punës do t’i shihni rredh nëntorit dhe dhjetorit.
Një detyrë ose klient i ri mund të vijë afër datës 27 qershor së bashku me një tarifë të majme. Do të jeni pjesë e një projekti që është për t’u patur zili. Reputacioni juaj do të zhvillohet në mënyrë të përsosur.
Projektet e punës janë në rritje dhe do të ndiheni të lumtur që shërbimet tuaja do të kenë tepër kërksa nëse punoni për të tjerët ose për vetej tuaja. Duket se do të keni shumë dokumente për të nënshkruar, por me Neptunin që kalon në shtëpinë tuaj të kontratave, do të ishte mirë që t’i shqyrtoni mirë dhe të mos merrni vendime të nxituara. Merrni një avokat që t’ju shpjegojë gjithë klauzolat.
Do të keni mundësi të gjeneroni më shumë biznese nëse jeni të vetëpunësuar ose do të merreni me dy projekte që do t’ju gëzojnë. Mund të kenë lidhje me shkrimin, komunikimin, mësimdhënien, redaktimin ose prodhimin e materialeve të ndryshme. Ritmi do të jetë i shpejtë.
Pas Hënës së plotë më 17 qershor, do të ndjeni nevojën të ngadalësoni. Do të keni nevojë për privatësi, pushim dhe kohë për t’u marrë me veten. Organizoni kohën që gjatë fundjavës të qëndroni në shtëpi ose thjesht të flini. Keni me të vërtetë nevojë për pushim.
Jupiteri do të jetë afër Hënës së plotë duke sugjeruar një udhëtim në një vend luksoz, që do të ishte mrekulli për mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj.
Romanca do të jetë fantastike sepse Afërdita do të qëndrojë edhe për fare pak kohë te Demi, një pengesë kjo e muajit të kaluar. Marsi do të udhëtojë në sektorin e partneritetit deri në fillim të korrikut. Partneri/ja do t’ju japë gjithë çfarë ju mungon. Të dy, ndonëse mund të jeni shenja të kundërta, do të zbuloni se çfarë i mungon njëri-tjetrit. Megjithatë varet si do ta organizoni ju vetë situatën.
Dita e surprizave është 27 qershori – surpriza në dashuri, martesë, biznes, kreativitet dhe jo vetëm.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.