
Marilyn Monroe duket qartazi shtatzënë në një koleksion të rrallë fotografish. Të paktën kështu po shprehet personi i cili ka në plan t’i shesë dhe të përfitojë një shumë të majme. Fotot që e shfaqin Marilyn- in shtatzënë (bëhet fjalë për vitin 1960) do të dalin në ankand nga kompania “Moments in Time” ku aktualisht bëhet fjalë për një përfitim prej 95 mijë dollarësh.
Shkrepjet janë realizuar nga e besuara e Marilyn- it, Frieda Hull, e cila vite më parë deklaroi se Monroe i kishte treguar që ishte shtatzënë me aktorin Yves Montand- in.
Shtatzënia e supozuar përbën një skandal pasi asokohe Marilyn ishte e maruar me Arthur Miller- in dhe thjesht punoi me Montand- in gjatë xhirimeve të filmit “Let's Make Love” (Le të bëjmë dashuri).


Hull i cilësoi fotografitë si “Shkrepjet e Shtatzënisë”, ndonëse nuk ekziston ende një provë e fortë që vërteton se Marilyn ishte vërtet shtatzënë. Pas vdekjes së saj në 1962- shin, fotot u shitën si pjesë e pasurisë së Marilyn- it dhe u blenë nga fqinji i saj, Tony Michaels për 2,240 dollarë. Marilyn nuk e solli kurrë në jetë fëmijën e aluduar pasi mësohet që Frieda i raportoi Michaels- it se aktorja e kish’ humbur fëmijën. Ende nuk dihet nëse ishte një zgjedhje e Marilyn- it për të mos u bërë nënë apo jo.
Të apasionuarit pas misterit “Marilyn Monroe” kanë folur vazhdimisht rreth shtatzënisë në fjalë. Frieda vdiq në vitin 2014 dhe të pathënat e historisë duket se do të mbeten të tilla për një kohë të gjatë ose ndoshta përgjithmonë.
Sidoqoftë askush nuk kundërshton askënd, vetëm në një pikë të vetme: që në foto, Marilyn duket një yll i vërtetë!
Burimi: TMZ