Jo më larg se dje qarkulloi kudo lajmi se dikur, Khloe ishte pjesë e një tradhtie bashkë me ish-partnerin e saj, Tristan-in. Dikur, kur ish- i i Tristan- it mbeti shtatzënë, Khloe kontribuoi në ndërlikimin e shtatzënisë të ish- it, Jordan Craig- it.
Sipas kësaj të fundit, përfshirja e Thompson- it në një tjetër marrëdhënie (besohet se bëhet fjalë pikërisht për Khloe- n, nisur nga përllogaritja e periudhës kohore) pati një efekt tejmase negativ në shëndetin e saj.
E gjithë kjo ka detyruar 34-vjeçaren të sqarohet duke thënë “të vërtetën e saj”. Sipas Khloe-s, Tristan dhe Jordan ishin ndarë para se ata të dilnin bashkë.
“E vërteta ime është: E takova Tristan-in sepse ai zgjodhi të dilte me mua, një mik i përbashkët na bëri bashkë. Pas disa takimesh, Tristan më tha se kishte një ish-të dashur shtatzënë. Isha e dyzuar nëse do të vazhdoja më atë lidhje apo jo. Ai këmbënguli se lidhja kishte marrë fund kohë më parë dhe madje u përpoq të ma vërtetonte dhe me prova.
Shokët e tij më të mirë, kolegët , madje dhe e ëma e tij më thanë se ai dhe ish- e dashura ishin ndarë shumë përpara se ne të dilnim.”- shkruan Khloe në Instastory, e cila ndihet e detyruar për të dhënë shpjegim para se ta fajsojnë.
“Kjo është e vërteta ime!-vazhdon ajo. E vërteta që unë kam besuar. Nëse për një arsye kjo nuk është në fakt e vërteta, me vjen shumë keq që Tristan dhe rrethi i tij i ngushtë mund të gënjejnë në diçka si kjo. Lutem që kjo që thashë të jetë e vërteta e vetme. Zoti e di që lutem, por tani nuk di më çfarë të besoj. Nga thellësia e zemrës sime them që më vjen keq. Më vjen keq për çdo dhimbje që është krijuar në këtë mënyrë. Asnjë grua nuk meriton të përjetojë diçka të tillë. Kjo është e vërteta ime.”
Thompson nisi të shoqërohej me Khloe- n gushtin e 2016- s, ndërkohë që Craig zbuloi se ishte shtatzënë prillin e të njëjtit vit. Të shihte Thompson- in në krahët e një gruaje tjetër qe tepër zhgënjyese për të.
Sipas disa dokumentave të gjykatës, të siguruara nga “Radar Online”, Craig flet gjerë e gjatë për ndikimin e tradhtisë së partnerit me Khloe- n, gjë që ylli i “Keeping Up Ëith The Kardashians” e ka mohuar gjithmonë.