Chris Brown njihet për lirshmërinë dhe skandalet në lidhje me ish-të dashurat. Me siguri ju kujtohet Karrueche Tran, e dashura legjendare e Chris pas Rihanna-s, por gjithsesi kësaj here këngëtari e ka me të dashurin e saj. Tran prej kohësh është lumturisht e lidhur me Victor Cruz dhe ndërkohë që shijojnë shoqërinë e njëri tjetrit nëpër evente, Chris është aty për ndonjë koment të pavend.
“Pa ofendime zemër, por të lutem stiloje pak atë. Duket sikur thjesht ka marr rrobat e manekinës dhe po përpiqet të negociojë me shitësit.”- shkroi Chris në foton që ish- e dashura kishte postuar në Instagram, koment të cilin e fshiu pas pak.
Edhe pse duket që është penduar, komentet e Brown u bënë virale dhe i gjithë interneti po pret përgjigjen e të dashurit të Karrueche-s. Ndërkohë që ish-i dhe i dashuri i ri janë më të dashuruar se kurrë, Chris vazhdon ende të postojë dilemat e tij në Instagram.
“Një njeri që shqetësohet kur ti ikën, e tregon...”- shkruan këngëtari, por kjo ka shumë pak rëndësi për Tran tani.
2 vite më parë, Chris bëri jo pak skandale me të dashurën e asaj kohe, por siç thotë një fjalë shumë e zgjuar, të jesh e lumtur është hakmarrja më e mirë!
Burimi: E!News