Celebrity

‘Jeta është e bukur’: Fjalët e aktores së 'Salomé' për të bijën, para ndarjes nga jeta!

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2019

‘Jeta është e bukur’: Fjalët e aktores së

Dje, më 13 qershor u nda nga jeta në moshën 54- vjeçare, aktorja e famshme e telenovelave meksikane, Edith González. Dy vite më parë, ylli i “Salomé” përjetoi një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e sëmundjes së kancerit dhe për këtë arsye iu nënshtrua kimioterapive dhe mjekimeve. 

‘Jeta është e bukur’: Fjalët e aktores së

Aktualisht, është bërë viral një postim i 17 gushtit të vitit të shkuar, ku e ndjera i uronte së bijës ditën e lindjes.

“Një ditë njoftove ardhjen tënde duke dominuar trupin tim dhe duke e transformuar atë. Pa ndjesi (sentimentalizma) false ndjeva rritjen tënde. Ardhja jote ishte e fortë, delikate, e pritshme, e bukur. Dole nga unë (trupi im) dhe më bëre nënë.

Pak nga pak më mësove se prindërit mund thjesht dhe vetëm të aspirojnë për të qenë udhëzues në detin e thellë, që është vetë jeta. Ky det që fort do dhe që të ka përballur me dallgë të mëdha dhe ku pas çdo sfide del plot mirënjohje dhe inteligjencë. Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë, por është e bukur. Ke një zemër të madhe, një inteligjencë të gjerë dhe një shpirt bujar. Jam kaq shumë e plotësuar nga ti, kaq krenare, teksa të shoh kurajoze në ndërtimin e një karakteri të dashur, të gezueshëm, të fortë dhe të përkushtuar. Constanza, Constanza ime, vogëlushja ime, qielli im, zemra ime, gjithçkaja ime.

Je një vogëlushe e mrekullueshme, të falenderoj që më lejove të jem mamaja jote, të shoh ëndrrat e tua dhe të dalloj te ti mrekullinë e jetës. Të kapur dorë për dore do të gjendemi bashkë kudo nëpër botë. Në fund, të gjithë ne jemi veçse pluhur yjesh. Gëzuar, gëzuar ditëlindjen! Të dua vocërrake!”

Edith Gonzalez u bë e njohur për publikun shqiptar pas telenovelës së famshme të viteve 2000, “Salomé”. Karriera e saj nisi qysh herët, saktësisht në vitet ’70 me role episodike, për t’u shndërruar më pas në një prej aktoreve më të famshme të telenovelave meksikane.