TV Mania

Miliona klikime: Kjo është dyshja e aktorëve më të suksesshëm në historinë e ‘Portokallisë’

Shkruar nga Anabel

17 Qershor 2019

Miliona klikime: Kjo është dyshja e aktorëve më të

Me kalimin e viteve, spektakli i humorit në Top Channel, “Portokalli”, u pasurua me aktorë të rinj, të cilët hera-herës aktruan në çift me personazhet e njohur prej vitesh. Një prej këtyre aktorëve është Irgen Çela, i njohur si Xhoda, i cili pasi u largua nga “Apartamenti 2XL”, brenda pak kohësh u kthye në një prej personazhet më të spikatur të “Portokallisë”, ndonëse me disa vite eksperiencë më pak se të tjerët.

Miliona klikime: Kjo është dyshja e aktorëve më të

Irgeni dhe Florian Binaj, bazuar te klikimet në YouTube, janë dyshja më e suksesshme e spektaklit të humorit. Siç mund ta shihni, skeçet e tyre si “Bab e bir” janë më të klikuarat në internet;

Miliona klikime: Kjo është dyshja e aktorëve më të

saktësisht në Top 10 e “Portokalli – Arkiva” ata vijojnë kështu: në vendin e parë,

në vendin e dytë,

në vendin e tretë,

në vendin e pestë,

në vendin e tetë

dhe në vendin e dhjetë.

Po kështu, me përjashtim të bashkëpunimeve të famshme të Top Fest si Noizy-Elgit Doda, Ermal Fejzullahu-Ledri-Lumi B dhe intervista e Linda Reit në Top Show Magazine, videot më të klikuara të Top Channel janë pikërisht skeçet me protagonistë Florin dhe Irgenin.

Miliona klikime: Kjo është dyshja e aktorëve më të

Sigurisht që përgjatë viteve, “Portokallia” ka patur me dhjetra çifte të famshme personazhesh, por siç duket “Bab e bir” kanë tërhequr vëmendjen e shikuesve më shumë nga të gjithë.