Social Buzz

James Charles thyen heshtjen për herë të parë pas skandalit

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2019

James Charles thyen heshtjen për herë të parë pas skandalit

Ka kaluar një muaj që nga momenti që YouTube dhe interneti mbarë mori flakë falë sherrit mes James Charles dhe Tati Westbrook, të dy artistë grimi. Nëse s’e keni marrë vesh, ose nëse i jeni shmangur si të ishte murtaja, Tati tha publikisht se James promovoi Sugar Bear Hair Gummies, një konkurrent i drejtpërdrejtë i firmës së saj, Halo Beauty, si dhe se është një shok i keq. James humbi shumë, shumë ndjekës dhe shumë të tjerë u vetëshpallën #TeamTati, deri kur James tregoi anën e tij të historisë dhe aty gjithçka u bë një rrëmujë e madhe. Pasi gjithçka mori fund, James tha se do të largohej për pak kohë nga rrjetet sociale dhe nga YouTube. Edhe pse postoi në Instagram përgjatë muajit të kaluar, qëndroi i tërheqëur nga YouTube.

“Mora një muaj pushim shumë të nevojshëm nga videot në YouTube dhe nga rrjetet sociale,” tha James. “Për tre vite kam qenë i fiksuar, në kuptimin e parë të fjalës, me filmimet e videove dhe të qenit në rrjetet sociale. Ishte qejf, por arriti në një pikë që u bë toksike për mua dhe shëndetin tim mendor.”

Tani është rikthyer dhe është në “një gjendje më të mirë” mendore. James tregoi se e kaloi muajin e fundit duke festuar ditëlindjen e tij të njëzetë, duke ndenjur me shoqërinë e duke u lyer për qejf, gjë që s’e bën aq shpesh sa mendoni.

Teksa grimohej, James zbuloi se është marrë më shumë me karrierën e tij në muzikë përgjatë muajit të kaluar. Kjo përfshin të kënduarit acapela me miqtë, por edhe vizita në studio diskografike për të punuar për një projekt shumë emocionues që do të publikohet shumë shpejt.

Ai iu shmang dramës me Tatin, gjë që s’habit askënd sepse qartazi po ecën përpara dhe po e lë incidentin pas.

Videoja mbyllet me një njoftim. Gjithë fitimet nga reklamat do të shkojnë për bamirësi, veçanërisht për The Trevor Project që ndihmon në parandalimin e vetëvrasjeve dhe asiston në situata kritike të të rinjve të komunitetit LGBTQ.

Të tjera:

Nami në internet: Pse YouTuber-i humbi 1 milion ndjekës?

Pse ky është skandali më i madh në historinë e YouTube

Skandali më i madh në YouTube! Reagon James Charles: ‘Jam i virgjër’

Merr fund debati dramatik James Charles – Tati Westbrook

Vazhdon drama e James Charles