Showbiz dhe TV

Elita Rudit po i bien flokët prej gjidhënies, por si qëndron e vërteta?

Shkruar nga Anabel

20 Qershor 2019

Elita Rudit po i bien flokët prej gjidhënies, por si qëndron e

Më 20 shkurt të këtij viti, Elita Rudi solli në jetë vogëlushin Zëri. Nisur nga ky postim i disa ditëve më parë në Instagram:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

If my breastfeeding offends you , feel free to put a blanket over your head. It’s my child’s right to eat !!

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

bashkëshortja e reperit Gjiko ka zbuluar se e ushqen të birin me qumësht gjiri. Ndërkohë së fundmi, në rubrikën “Ask me a question”(“Më bëj një pyetje”). dikush e pyeti Elitën nëse po i binin ose jo flokët për shkak të gjirit.

Elita Rudit po i bien flokët prej gjidhënies, por si qëndron e

Rudi u shpreh se po, ka tashmë 1 muaj që ka nisur rënia dhe kërkon ndonjë këshillë ndihmuese nga gjithkush.

Por a është e lidhur drejtpërsëdrejti gjidhënia me rënien e flokëve pas lindjes? Më saktë, a e shkakton ushqimi me gji, humbjen e flokëve?

Nisur nga disa artikuj të shumtë për shëndetin e grave dhe veçanërisht mamave, rënia e flokëve pas shtatzënisë është diçka mëse normale, e përkohshme dhe aspak e lidhur me gjidhënien. Shumë gra do të mund t’i rikthehen gjendjes së mëparshme të flokëve diku rreth 6-12 muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës.

Përgjithësisht ky problem nis tre muaj pas lindjes. Gjatë shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale nxitet dhe stimulohet rritja e flokëve, arsye përse grave ju zgjaten dhe trashen flokët. Sigurisht gjërat ndryshojnë pas përfundimit të nëntë muajve, ku flokët zhvendosën në fazën e  pushimit.

(Shënim: Është e rëndësishme të konsultoheni me një specialist në momentin kur kanë kaluar 12 muaj pas lindjes dhe ende floku juaj bie në sasi të mëdha.)

~ Por çfarë mund të bëni ndërkohë që prisni t’i riktheheni procesit të rritjes normale të flokëve? ~

- Zgjidhni një model të përshtatshëm, mundësisht të shkurtër flokësh

- Investoni në një shampo dhe balsam të mirë

- Shmangni furçat dhe krehjen pa kujdes të flokut

- Masazhoni skalpin

- Përpiquni të ushqeheni mirë