Kinema & TV

Rrënqethës, komedi, dramë dhe jo vetëm: 12 filma të 2019-s që bazohen në ngjarje të vërteta

Shkruar nga Anabel

20 Qershor 2019

Rrënqethës, komedi, dramë dhe jo vetëm: 12 filma të

1. “Close” (janar, 2019)

Filmi i Netflix, “Close”, bazohet në jetën e Jacquie Davis, truproja grua më e famshme në botë. Ajo është kujdesur për sigurinë e figurave të njohura si Justin Bieber, J.K. Rowling apo familjen Beckham.

2. “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile”

Filmi “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile”, në të cilin Zac Efron luan rolin e vrasësit serial Ted Bundy, është momentalisht një ndër filmat më të komentuar të 2019-s, ndonëse nuk ka ende një datë për lançimin e tij.

3. “Fighting With My Family” (1 mars)

“Fighting With My Family” është një komedi mbi jetën e Saraya-Jade Bevis, figurë e njohur e World Wrestling Entertainment. Filmi ka si producent Dwayne Johnson a.k.a The Rock. Bundy është një prej vrasësve serial më të famshëm në Amerikë, por nuk dihet me saktësi sa ka vrarë. Para se të ekzekutohej, Bundy u rrëfye se ka vrarë të paktën 30 gra dhe vajza.

4. “The Dirt” (22 mars)

Machine Gun Kelly, Pete Davidson dhe ylli i “Game of Thrones”, Iwan Rheon, përfaqësojnë anëtarët e bandës “Mötley Crüe”.

5. “Hotel Mumbai” (22 mars)

Në vitin 2008, terroristët sulmuan hotelin The Taj Mahal Palace në Mumbai, Indi. Sulmi ishte një ndër 12 sulmet e tjera të organizuara në 12 vende.

6. “The Haunting of Sharon Tate” ( 5 prill)

Hilary Duff luan rolin e Sharon Tate-s, aktores amerikane që u vra nga grupi Manson në vitin 1969. Filmi bazohet te përjetimi i Sharon, e cila asokohe ishte edhe shtatzënë.

7. “The Best of Enemies” (5 prill)

Filmi i referohet jetës së aktivistes për të drejtat e njeriut Ann Atwater në Durham, Karolina e Veriut.

8. “Breakthrough” (17 prill)

“Breakthrough”, ku luan Topher Grace dhe Chrissy Metz, tregon historinë e vërtetë të një djaloshi 14-vjeçar, i cili u shpall i vdekur pasi u gjet i mbytur në një liqen. Një orë më vonë, pas 27 tentativash për ta sjellë në jetë, ia doli të mbijetonte.

9. “Tolkien” (10 maj)

“Tolkien” do të trajtojë historinë e shkrimtarit J.R.R. Tolkien, legjendës që krijoi “The Lord of the Rings” dhe “The Hobbit”.

10. “Rocketman” (31 maj)

Filmi bazohet te jeta e Elton John – fama e tij, lufta me varësinë dhe sfidat e tjera në vitet ’70 dhe ’80.

11. “A Beautiful Day in the Neighborhood” (18 tetor)

Tom Hanks do të luajë rolin e Mr. Rogers në “A Beautiful Day in the Neighborhood”, një film për vetë jetën e tij.

Rrënqethës, komedi, dramë dhe jo vetëm: 12 filma të

12. “Once Upon a Time in Hollywood” (26 korrik)

Filmi i Quentin Tarantinos- bazohet në ngjarjet e kultit Manson dhe vrasjen e Sharon Tate-s gjatë periudhës që njihet si Epoka e Artë e Hollywood-it. Kasti përbëhet nga Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Margot Robbie, Al Pacino, Dakota Fanning etj. Për më shumë mbi ngjarjen klikoni këtu.

 

Burimi: Cosmopolitan