"Për herë të parë, përjetova ndjesinë e një zemre të thyer. Nuk po di nga t’ja nis që prej këtu. Gjithçka ishte bukur, ai ishte korrekt dhe nuk dyshoja për asgjë në botë. Isha më e lumtura, fluturoja në krahët e tij, derisa një ditë, një vajzë nga e shkuara u rikthye. E besova. S’duhet ta kisha besuar. Fundi historisë.
Edhe pse u ndamë, ai më siguroi që shkaku nuk ishte ajo, por s’kaluan shumë ditë derisa zbulova tradhtinë e tij. Kisha planifikuar gjithmonë se do të rrija në një qytet prej tij, por tani asgjë s’më mban më këtu. Ndihem e mbytur, s’di nga t’ja nis. Jam bosh. Më duket sikur s’do t’ja dal kurrë në jetën time. Shumë nga miqtë e mi janë dhe të atij, prandaj ndihem edhe më bosh. Me familjen, marrëdhëniet nuk i kam shumë të ngushta, prandaj s’ju hapem dot. Asnjë copëz e imja nuk do të kthehet pas sepse e di që meritoj më shumë, por çdo të thotë ekzaktësisht të shohësh përpara? S’e di as ku jam tani, si mund të di hapin tim tjetër?! Dua ndihmë!"
Si fillim, përgjigjuni sondazhit më poshtë:
Tani, ndiqni këshillat më poshtë:
1. Block, unfollow, mute- janë opsionet e para të shpëtimit!
Mos kini pikën e dyshimit apo diçka tjetër në ndërgjegjien tuaj. Është koha të mendoni për veten dhe çfarë është më i rëndësishëm se shëndeti mendor?
2. Nëse keni mundësi, merruni me diçka që ju pëlqen.
Kemi dëgjuar shumë herë të thonë se puna është ilaçi i të gjithave. Përveç kësaj, mbajeni veten të zënë me gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Fillimisht duket sikur s’mund të lëvizni asnjë gisht, por zgjohuni! Është një botë e re aty jashtë.
3. Mbani trupin në lëvizje
Aktiviteti fizik në përgjithësi dhe ushtrimet në veçanti çlirojnë endrofinë dhe serotonin, hormone që do t’ju bëjnë të jeni shumë, po shumë pozitivë.
4. Njihni njerëz të rinj për të mbushur hapësirën që ish-i la!
5. Çlirojeni dëshpërimin tuaj, por mos harroni limitet
Sigurisht që ndarjet janë të dhimbshme, aq më tepër nëse ka patur ndjenjë të fortë. Të fshehësh mërzinë apo trishtimin, të ndihmon vetëm të arratisesh për pak. Shpërtheni dhe shprehini emocionet tuaja, por kujtoni që s’mund ta bëni këtë për një kohë të gjatë.
6. Mësoni të qëndroni vetëm, para se të lejoni dikë tjetër në hyjë në jetën tuaj.