TV Mania

'Flija në karrige': Bes Kallaku flet për fillimin e vështirë!

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2019

'Flija në karrige': Bes Kallaku flet për fillimin e

Është e pamundur që kur përmendet emri i Bes Kallakut, të mos na vijë ndër mend Portokallia dhe gjithë personazhet e tij të famshëm. Ndonëse u bë kohë që aktori është shkëputur nga spektakli i humorit, fillimit dhe kulmi i tij ishin pikërisht atje dhe Besi duket se e kujton shpesh atë periudhë.

'Flija në karrige': Bes Kallaku flet për fillimin e

 I ftuar në “Late night show” me Kastro Zizon, Besi u kthye shumë pas në kohë dhe rrëfeu fillimin e vështirë të rrugëtimit. Atëherë kur i duhej të bënte kilometra me radhë për të qënë pjesë e Portokallisë.

Nga e gjithë kjo eksperiencë, Kallaku shprehu se i është mirënjohës Agron Llakajt, moderator i spektaklit asokohe.

'Flija në karrige': Bes Kallaku flet për fillimin e

“Nuk e kam thënë kurrë, por ja vlen të them që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në mua. Nuk dua ta bëj bajat, por në fillimet e mia flija në karrige. Agron Llakaj ka qenë personi që në fillimet e mia më hapi derën e shtëpisë dhe më tha eja fli dhe ushqeu në shtëpinë time.”- u shpreh i emocionuar aktori.

Aktualisht, Besi po merret me projektin e tij kinematografik, por sidoqoftë angazhimet e reja profesionale s’e bëjnë t’i harrojë rrënjët.