Prej kohësh, është krijuar ideja se sezoni i hiteve të verës nuk fillon zyrtarisht nëse disa artistë nuk kanë publikuar projektet e tyre muzikore. Një ndër ta, edhe Elvana Gjata. Prej kohësh, këngëtarja po përgatitet për xhirimet e videoklipit të ardhshëm, xhirimet e të cilit janë realizuar në Stamboll.
View this post on Instagram
Një video nga prapaskenat e postuar nga dizajneri Valdrin Sahiti – prej kohësh i besuari i Elvanës për të gjitha veshjet nëpër evente dhe projekte të ndryshme – zbuloi si do të duket këngëtarja, të paktën në një pjesë të këngës.
Siç mund ta shihni, Elvana mban veshur një fustan që zbulon shpinën dhe dekoltenë, i bërë i gjithi me zinxhirë me gurë vezullues. Ai vjen i shoqëruar në stil dhe detaje me aksesorët e flokëve, për të cilët është kujdesur parukieri Kaci Lleshi. Grimi i është besuar Sellma Kasumoviq.
Pritet që kënga – data e publikimit të së cilës nuk dihet ende – të mos jetë bashkëpunim.