Një tufë me burra iu drejtuan Reddit dhe u shprehën haptazi për gjithë ç’duan nga të dashurat e tyre. Nuk e dimë pse thjesht nuk ua thonë të dashurave, por gjithsesi.
1. Të marrë vendime. Ish e dashura ime refuzonte të merrte vendime. Madje, nëse shkoja ta takoja, nuk porosiste asgjë për të ngrënë derisa të vendosnim bashkë ç’do të hanim.
2. Të më nxjerrë për darkë një herë në kaq. Gjithmonë është ideja ime, unë i jap makinës, unë paguaj. Do të ishte mirë sikur të më llastonin një natë të vetme.
3. Të më përkëdhelë flokët. Është e vështirë të jesh i fortë, i përmbajtur, i heshtur tërë ditës. Ndonjëherë thjesht dua të shtrij kokën në prehrin e saj dhe ta lë të më përkëdhelë flokët.
4. Të kërkojë seks e para. E di që thonë se është punë e burrit, por jam lodhur. Të gjithëve do të na pëlqente sikur ta kërkonte ajo e para.
5. Të më bëjë masazh. Kanë kaluar vite që nga hera e fundit që dikush më bëri masazh, por s’është bërë java nga hera e fundit që i bëra masazh gruas.
6. Të më komplimentojë më shumë. Të më thotë që dukem mirë apo që jam veshur bukur. Ndoshta s’do ta pranojmë kurrë, por na bën të ndihemi shumë mirë.
7. Të komunikojë me mua. Nëse do diçka, thuaje. Kur të pyes çfarë do për ditëlindje, thuaje. Nuk ta lexoj dot mendjen.
8. Të më thotë të dua.
9. Të më qëndrojë pranë pas një dite të vështirë. Në marrëdhëniet e mëparshme më kanë tallur kur kam qarë pas një dite të vështirë apo edhe pas funeralit të gjyshit.
10. Të më hapë derën ndonjëherë. Zakonish është puna jonë, por të bën të ndihesh mirë nëse e bëjnë për ty.