Showbiz dhe TV

Loredana bleu makinë luksoze, reagon gruaja zviceriane: 'Ata kanë 3 vetura, ne jetojmë në varfëri'

Shkruar nga Anabel

26 Qershor 2019

Loredana bleu makinë luksoze, reagon gruaja zviceriane: 'Ata kanë

Dy ditë më parë, Loredana dhe Mozzik postuan në Instagram makinën e tyre të re, që është një Mercedes S 63 Coupé që kap vlerën diku te 220,000 euro. Nisur nga kjo, gruaja zviceriane Petra Z. – e cila akuzoi Loredanën për mashtrim dhe zhvatje pak kohë më parë – reagoi përmes gazetës së përditshme në Zvicër, Blick.

Loredana bleu makinë luksoze, reagon gruaja zviceriane: 'Ata kanë

“Nuk janë para për shpenzime ligjore, por mesa duket kanë para për një Mercedes të ri,” u shpreh ajo referuar faktit se thuhet se Loredana ka kërkuar një avokat shtetëror, pra pa pagesë. “Tani, ata kanë 3 vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo po ma thyen zemrën.”

Loredana u arrestua mbrëmjen e 7 majit pas akuzave për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje në Zvicër, ndërsa më pas u la e lirë. Të tjera akuza u ngritën për reperen, fillimisht nga një person që pretendoi se ishte ish-shoqja dhe më pas nga avokati, emri i të cilit mendohet se është keqpërdorur nga Loredana. Për të sqaruar situatën, reperja dha një konferencë për mediat në prani të avokatëve të saj. Nëse akuzat rezultojnë të vërteta, pritet që ajo të dënohet deri në 5 vite burg.

Në 21 qershor, sipas portalit ZentraPlus.ch, Gjykata e Kantonit në Zvicër bëri të ditur se Prokuroria ka bllokuar të gjitha llogaritë e Loredana Zefit. I kontaktuar nga Gazeta Blic, avokati i reperes, Tomë Gashi, u shpreh se “nuk beson të jetë e vërtetë”. “Absolutisht nuk besoj se kjo është e vërtetë. Por edhe nëse ka ndodhur, bllokimi i llogarive bankare të kujtdo qofshin është një procedurë e rregullt dhe normale kur kemi të bëjmë me një çështje të hetimit."