Instagramming

Reperi shqiptar rrëfen periudhën e errët: ‘Humbëm gjithçka; fqinjët, miqtë dhe familjarët’

Shkruar nga Anabel

1 Korrik 2019

Reperi shqiptar rrëfen periudhën e errët: ‘Humbëm

platformat Apple Music, iTunes dhe Spotify, reperi me origjinë shqiptare, Seven Saraci, ka publikuar këngën e tij më të fundit, “Nothing Changed” (Asgjë nuk ka ndryshuar). Nisur nga një pjesë e këngës, si edhe nga postimi në Instagram, kënga i dedikohet Luftës së Kosovës dhe shpërnguljes së familjes së tij drejt Nju Jorkut në vitin 1996.

“Unë kam lindur në Kosovë, por u rrita në Nju Jork,” shkruan Seven. “Në vitin 1996, familja ime u detyrua të largohej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të luftrave politike në vendin tonë. Kam qenë dëshmitar i djegies së shtëpisë sime. Humbën gjithçka. Fqinjët, miqtë dhe familjarët.”

Më pas, ai tregon për rrugëtimin drejt Amerikës, me asgjë më shumë se vetëm disa rroba dhe plaçka të vogla. “Erdhëm në Amerikë me asgjë, përveç rrobave në shpinë dhe valixheve me disa gjëra të shtëpisë.”

Për vite me radhë, Nju Jorku ndikoi në mënyrën e formimit të Sevenit, një qytet të cilin reperi e quan bekim. “Rritja në Nju Jork nuk ishte asgjë më shumë se bekim. Në një qytet kaq të madh, kaq të ndryshëm dhe me kaq shumë kultura, nuk mund të fundosesha.”

Po kështu ai shton se “është shqiptar nga origjina, por i formuar si njeri nga Nju Jork”. “Dua të falenderoj ndjekësit e mi që kanë qenë me mua gjatë këtij udhëtimi muzikor dhe më kanë parë teksa rritem. Dua të falenderoj prindërit, të cilët kanë pasur një karrierë të pasur në muzikë, që më lejuan të gjeja zërin tim. Për vendin tim, dua të tregoj atë që një refugjat nga Kosova ishte në gjendje të bënte në skemën e madhe të jetës. Faleminderit të gjithëve. Pa marrë parasysh ulje-ngritjet, asgjë nuk ka ndryshuar.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Seven (@7saraci) on