Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Financat tuaja do të ndryshojnë ndjeshëm gjatë muajit korrik, duke reflektuar objektiva dhe prioritete të reja. Do ta gjeni veten teksa realizoni disa përllogaritje të shpejta matematikore përgjatë eklipsit diellor të hënës së re të 2 korrikut. Krejt papritur do të lindë nevoja për të shlyer një pagesë/detyrim të kushtueshëm.

Edhe pse në shumë momente do të ndjeni panik, mos e humbni shpresën; planetet do të vihen në lëvizje për t’ju ndihmuar! Ahtu si nga hiçi mund t’ju vijnë në duar disa para, qoftë dhuratë nga dikush ose trashëgimi.

Eklipsi i dytë i datës 16 do të çojë në finalizimin e çështjeve monetare. Mos nënshkruani asnjë letër pa shkuar data 7, përndryshe diçka mund të shkojë keq. Bëni durim, jepini kohë vetes. Periudha më e favorshme për të firmosur një kontratë është data 8- 21 gusht.

Nëse gjendeni në një situatë divorci dhe ju duhet të ndani pasurinë, e mira është të merrni vendime fill pas ardhjes së gushtit. Këtë muaj vështirë të bini dakord! Një javë pas 16 korrikut do ndiheni vetvetja dhe shumë më mirë. Kushedi, ndoshta gjeni një paketë turistike të arsyeshme dhe arratiseni diku larg.

Merrni në konsideratë një ndryshim të mundshëm. Një model i ri flokësh apo shndërrim total i stilit të të veshurit. Kurrë nuk i dihet ç’ju pret ndaj bëhuni gati për risi!

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Këtë muaj do të gërrmoni në marrëdhënien tuaj dhe do vendosni nëse keni në plan ta vazhdoni për ta shpënë në një tjetër nivel apo jeni të palumtur prej saj dhe thjesht do i jepni fund. Ky lloj reflektimi do të vijë si pasojë e dy eklipseve, njëri më 2 dhe tjetri më 16 korrik, që do të nxjerrin në dritë informacione për të cilat nuk keni qënë kurrë në dijeni.

Në eklipsin diellor të hënës së re të 2 korrikut, vëmendja juaj do të përqëndrohet te njeriu i zemrës. Po kështu, ky eklips mund të tërheqë vëmendjen tuaj dhe të lindë dëshirën për një marrëdhënie, raport pune (biznesi) me një agjent shitjesh, menaxher, publicist apo shkrimtar. Pritet të nënshkruani një kontratë me rëndësi.

Mund të lindë nevoja për shlyerjen e një kredie bankare, para për një kapital sipërmarrjeje, hipoteke e të tjera, çfarë mund të lindë mosmarrëveshje mes jush dhe partnerit, në lidhje me paratë.

Siç mund ta shihni, kjo periudhë do shoqërohet me shpenzime të mëdha. Nëse do të ndryshoni mënyrën e jetesës, do martoheni ose do bëheni me fëmijë, shpenzimet janë mëse të pritshme. Problem është se krejt papritur mund t’ju duhet të hidhni një dorë të majme parash për të mbyllur x problem, gjë që do nxehë gjakrat me njeriun e jetës. Diskutime të ashpra monetare priten gjatë datave 11- 29.

Fundin e muajit do të keni mundësi ta merni veten duke fituar një shumë të mirë në fare pak ditë. Sigurisht shpenzimet nuk do mungojnë, por të paktën do të keni para për t’i shlyer. Ngushëllohuni me faktin që gushti do të jetë shumë më i mirë me ju përsa i përket anës financiare.