Hostel by Anabel

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2019

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Në një sekuencë pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, @anabel_hostel, diskutuam për disa nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana, që me siguri ju e dini se ka finalen e sezonit të parë sot, livestream në Anabel Entertainment në YouTube. Sigurisht që përgjigjet qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga momentet dramatike, përballjet e guximshme, batutat e shumta të Ledias (për të cilat do të flasim herë tjetër gjerë e gjatë), reagimet tipike të Linës, humori i zi i Irisit apo seksi i Zoit me Elion.

Në 14 seri (pa finalen e madhe) vështirë të selektosh disa skena duke lënë mënjanë disa të tjera. Megjithatë ia dolëm të përzgjidhnim nga një (ose dy) skena të fortë për çdo episod.

Në serinë e parë, përpos skenës së fundit ku Zoi kap Elion në momente intime me dashnoren, një skenë që zhvillohet më së shumti në serinë e dytë, vlen të përmendet dialogu i Zoit me shefen (Megi Pojani dhe Egla Ceno). Ah, kemi edhe Lunën protagoniste.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Vazhdojmë me Zoin që ecën e përlotur me Krusitën, “Akull”, në sfond. Nuk po zgjatemi shumë, ju e dini mirë për ç’emocione po flasim.  

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Sigurisht që në serinë e tretë, pak më shumë vëmendje tërhoqi takimi i rastësishëm i Zoit dhe Elios, luajtur nga Alban Ramosaj. (Ndërkohë në kokë me siguri ju vjen fjalia: Çfarë ka në Rrëshen?).

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Një episod më vonë, Shpresa “vulosi” disa ngjarje të së ardhmes, megjithatë skena që na kujtohet të gjithëve është telefonata e stërgjatë – me lot, të qeshura, të bërtitura – e Zoit me Klajdin.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Në serinë e pestë, Klajdi dhe Zoi takohen në makinë pas “natës që ai mendonte se ajo kaloi në hotel me dikë tjetër”. Në sfond, “Ëndrrat e mia” të Alban Ramosajt. “E nëse ti vjen prap te unë, a muna me t’puth?”...

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Nuk mundëm t’i ndajmë dy skena nga seria e gjashtë: ajo kur Zoi dhe Elio kërcejnë te Kalaja,

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

ndërsa tjetra i referohet gjestit fisnik të protagonistes që shkon në ceremoninë mortore të ish-vjehrrës.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Një seri më vonë,  një ndër skenat më dramatike është Luna që teksa kërkon të arredojë shtëpinë e saj të re, përballet me Klajdin e revoltuar. “Të lutem, ma thuaj vetëm njëherë të vetme: A do të jesh me mua?!”. Kaq.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Ju kujtohet takimet e Tinderit? Të qeshura pafund!

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Të shumtë qenë njerëzit që në serinë e nëntë veçuan dy skena: Largimi i Lunës dhe rrëfimin për jetën e nënës, që rastis të jetë e ngjashme me marrëdhënien e saj

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

si edhe seksin mes Zoit dhe Elios.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Nën këngën e Vesa Lumës në sfond, “Edhe për mua do të ketë një zemër”, mbyllet seria e 10 ku shfaqen një pjesë e mirë e personazheve.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Megjithatë zënka mes Zoit dhe Irisit qe po ashtu e fortë pasi ndikoi në një pjesë të mirë të situatave të mëvonshme.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Një seri më vonë, shpaloset një anë tjetër e Lunës, që pavarësisht situatës, mendon më të mirën për Elion. Debati mes tyre tregoi gjithashtu edhe detaje të karakterit të Elios.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Te 12-a, e papritur qe takimi i Klajdit me një vajzë, ndonëse situata doli jashtë kontrollit dhe ju e dini pse

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

dhe te 13-a, takimi Luna-Iris.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Në serinë e fundit të publikuar të martën e 18 qershorit, një ndër skenat më të goditura ishte takimi i Landit me Irisin dhe Zoin dhe...sigurisht Linën.

17 nga skenat më të bukura të #Love #Likes #Tirana

Kjo ishte një listë referuar gjithë serive. Në ditët në vijim do të kemi lista të tjera, ku sigurisht nuk do të mungojnë as ato me humor. Sot, shijoni finalen.