Shendet i Pergjithshem

‘Gjëja më e tmerrshme që kam provuar’: Nisur nga Beatrix, ç’duhet të dini për paralizën e gjumit

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2019

‘Gjëja më e tmerrshme që kam provuar’: Nisur nga

“Përjetova paralizën e gjumit për herë të dytë në jetën time dhe është gjëja më e tmerrshme që kam provuar,” shkruan Beatrix Ramosaj në Instagram. “Nisa të dëgjoja zëra dhe nuk mund të ulërisja, nuk mund të lëvizja asnjë pjesë të trupit përveç syve. Kisha frikë të flija sërish”.

‘Gjëja më e tmerrshme që kam provuar’: Nisur nga

Tre vite më parë, edhe Kendall Jenner e cilësoi paralizën e gjumit si gjënë më të frikshme në të gjithë botë. “Zgjohesh nga gjumi dhe nuk mund të lëvizësh, nuk mund të bësh asgjë”.

‘Gjëja më e tmerrshme që kam provuar’: Nisur nga

Kjo gjendje shkaktohet gjatë fazave të gjumit dhe shpesh mund të shoqërohet me halucinacione, të cilat ndahen në tri lloje:
- incubus: njerëzit ndiejnë presion të madh në kraharor, nuk marrin dot frymë.
- intruder: njerëzit përjetojnë prezencën e një pranie, frike dhe halucinacioni pamor ose dëgjimor.
- përvoja trupore: njerëzit ndiejnë sikur fluturojnë ose lundrojnë diku.

Faktorët e paralizës së gjumit:

- gjumi i parehatshëm
- ndryshime të shpeshta te oraret e gjumit
- probleme me ankthin dhe stresin
- përdorimi i medikamenteve të caktuara
- përdorimi i substancave narkotike
- gjenetika

‘Gjëja më e tmerrshme që kam provuar’: Nisur nga

A mund të parandalohet/trajtohet?

Vështirë të parandalohet pasi paraliza e gjumit vjen si pasojë e një numri të madh faktorësh, megjithatë disa teknika të thjeshta mund të shërbejnë që të trajtohet si problem:

- menaxhimi i stresit
- aktiviteti fizik
- fjetja në orare të rregullta
- mos flini në shpinë