Gjatë gjithë këtyre viteve, fituesja e “Big Brother 4”, Ermela Mezuraj ka dëshiruar të ndryshojë diçka në fizikun e saj. Gjoksin, më saktë ta zmadhonte disi.
Kështu, vajza e reality shoë- t vendosi t’i drejtohet emisionit “Doktor plastik” në TV Klan për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale në fjalë. Këtë herë, është pikërisht Ermela pacientja e radhës:
“Në Doktor Plastik jam për të bërë një zmadhim të gjoksit, me dëshirën time më të madhe dhe me vullnet të plotë. Që gjoksi im të ishte pak më i madh unë e kam dëshiruar gjithmonë, por mami më thoshtë nëse ha dhe shëndoshesh të rritet vetë gjoksi.” shprehet Mezuraj në videon përmbledhëse.
Ju kujtojmë se nisur nga ç’shprehen specialistët, operacioni i gjoksit është një ndër më të shpeshtët në kirurgjinë plastike.