Si për ironi të fatit, vera – që supozohet të jetë një periudhë relaksuese për të gjithë – për mua është një stres i vërtetë. Ankthi nis në fund të majit, atëherë kur me siguri pres ndonjë ftesë dasme nga njerëzit e fisit që do të martohen në gusht. Qejfi më bëhet, por kur mendoj ditë të tëra për veshjet dhe paratë që duhen shpenzuar, besoj se ma kuptoni merakun kur vjen puna te llogaritë me lekët në fund të muajit. Dhe po, do të martohet dikush. Po kështu, pak ditë më parë, pagova tarifën e studimit të djalit që ndodhet në vit të parë në universitet, që mund ta kisha mbyllur si punë para disa muajsh, po ja që si gjithmonë i lëmë gjërat për në fund. Sikur të mos mjaftonte, vajza pati mbrëmjen e maturës dhe e merrni me mend vetë gjithë shpenzimet, nga fustani, këpucët deri te grimi dhe flokët. E për t’i vënë kapak të gjithave, më e rëndësishmja: pushimet!
Pas shumë shpenzimeve të njëpasnjëshme, unë dhe bashkëshorti im u gjetëm pak ngushtë. Punuam fort gjatë gjithë vitit, por ju e dini që jo gjithnjë puna dhe fitimi shkojnë në përpjestim të drejtë. Kështu, për ditë me radhë, bluanim në mendje si do t’u tregonim fëmijëve se ndoshta mund të mos shkonim me pushime ose do të pushonim shumëëë pak ditë sepse aq na mbante xhepi.
Një mik i bashkëshortit na këshilloi kredinë, por nuk e lamë ta përfundonte fjalinë sepse si të gjithë shqiptarët jemi skeptikë ndaj kredive. Aq më tepër që sapo kisha larë këstin e fundit të kredisë që morëm për makinën. Megjithatë ai këmbënguli se bëhej fjalë për diçka tjetër: Kredi Konsumatore Ekspres në OTP Bank. Na shpjegoi se ishte e shpejtë – se fundja vera 2 muaj është–, praktike dhe niste me vetëm 3% normë interesi fikse. Madje nuk nevojitej as kolateral, procesi ishte i shpejtë dhe nuk duhet të lëviznim sa në një zyrë në tjetrën për dokumentacionet e nevojshme; mjaftonin vetëm një deklaratë të ardhurash, kartë ID/pasaportë dhe certifikatë familjare.
U drejtuam te OTP Bank, ndonëse kisha ende frikë se mos këstet dhe afati i shlyerjes do të ishin të papërballueshme për ne. Megjithatë për fat të mira gjithë procesi ishte i favorshëm. Personeli – të sjellshëm dhe shumë profesionistë, më lejoni ta theksoj – na shpjegoi hap pas hapi gjithë procedurën që mbaronte sa hap e mbyll sytë. Sikur të mos mjaftonte, përveç pushimeve, Kredia Konsumatore Ekspres mundëson edhe të mira të tjera si: blerje të aparateve elektrikë dhe elektronikë, mobilje, pajisje për ajër të kondicionuar, kompjutera dhe financim të studimeve të fëmijëve. Fill pasi përmendën studimet, mendja më shkoi te vajza që ka dëshirë të vazhdojë studimet e ciklit master jashtë Shqipërisë, por ka kohë për këtë gjë. Për momentin, pushimet ishin shqetësimi ynë i vetëm të cilin e zgjidhëm falë OTP Bank.
Këtë informacion vendosa ta ndaj me ju sepse jam e sigurt që një pjesë e mirë e sheh me frikë portofolin kur vjen puna te pushimet. Do të më falenderoni më vonë.
Për më shumë detaje drejtohuni këtu. Paraprakisht, ju uroj një verë fantastike!