U deshën vetëm dy javë që Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid, të bënin publike lidhjen e tyre. Ata u përfolën se ishin bashkë drejt fundit të qershorit, shkurtimisht pas ndarjes së këngëtares nga Isaac Carey. Nëse ju bëri përshtypje mbiemri i Anwar, dijeni se është vëllai i dyshes së famshme Bella dhe Gigi Hadid.
Dua dhe Anwar shkuan bashkë në një koncert në Hyde Park në Londër, që shënjon debutimin e tyre si çift. Dua veshi një triko të madhe me pantallona me bel të lartë dhe bizhuteri të arta, shoqëruar me një brezore hedhur në shpatull. Ndërsa Anwar, model, zgjodhi një xhaketë të gjelbër që komplementonte pantallonat e Duas, me një këmishë të pambërthyer dhe pantallona të zeza.
Duke pasur parasysh se edhe Dua, edhe Anwar janë tejet të dhënë pas modës, jemi të sigurtë se kjo romancë do të gëlojë nga veshjet dhe kombinimet zilepsëse. Dhe, nëse duken kaq mirë në një koncert, imagjinoni si do të duken në një tapet të kuq.