Siç mund ta keni lexuar, së fundmi qarkulluan me shpejtësi foto ku shihej një vajzë brune që shoqëronte vazhdimisht kryeministrin, të cilës portale të ndryshme iu referuan si “truproja seksi e Edi Ramës”. Fill pas bujës në rrjete sociale, Albjola Palamani mbylli të gjitha llogaritë e saj.
Burime nga kryeministria thanë për Dosja.al se “Palamani nuk ka lidhje me grupin që kujdeset për sigurinë e kryeministrit”. Sipas të njëjtave burimeve, vajza është pjesë e Gardës së Republikës dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e ekipit që shoqëron kryeministrin.
I kontaktuar nga Dosja.al, Komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramos Sako, pohoi gjithashtu se “Palamani nuk ka lidhje me shoqërimin e Ramës”.
“Albjola Palamani është efektive e Gardës së Republikës, në një nga drejtoritë tona të shërbimit. Ajo nuk ka asnjë lidhje me eskortën e Ramës,” u shpreh Sako. “Palamani ka kryer shkelje me ekspozimin në rrjetet sociale dhe për këtë shkelje rrezikon edhe pezullimin nga detyra.” Në vijim, ai shtoi se efektivja ndodhet me pushime në Turqi dhe ka qenë pjesë e shërbimeve gjatë fushatës elektorale, ku efektivë të gardës e kanë shoqëruar në aktivitete të caktuara.