Ndonëse ishim gati të sigurtë që i dashuri i ri i Dua Lipa-s ishte vëllai i Gigi-it dhe Bella-s, Anëar Hadid, ajo që do ta konfirmonte do të ishte një puthje mes tyre.
Çifti është parë duke u puthur gjatë një koncerti në Hyde Park në Londër. Edhe pse foto të tyre teksa përqafoheshin qarkullonin që prej disa ditësh, puthja e parë që bën publikisht zyrtare romancën ka vetëm disa orë që pushton portalet e mediave online.
U deshën vetëm dy javë që Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Anëar Hadid, të bënin publike lidhjen e tyre. Ata u përfolën se ishin bashkë drejt fundit të qershorit, shkurtimisht pas ndarjes së këngëtares nga Isaac Carey me të cilën ka pasur një histori 5 vjeçare dashurie.
Ndërkohë që asnjëri prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë, puthja pasionante është prova që prisnin. Përsa i përket të dashurit të ri, Hadid ka qenë i përfolur për romancën e tij me Kendall Jenner-in, por mes dyshes nuk pati asgjë serioze.