Pas 11 vitesh bashkë, Inva Mula i jep fund historisë së dashurisë me Hetem Ramadanin. Sopranoja e famshme dhe biznesmeni nga Kosova janë prindër të një vajze të quajtur Nina.
Burime për Panoramën, kanë konfirmuan thashethemet që qarkullojnë prej kohësh, të cilat flisnin për një krizë mes dyshes, që përfundoi me ndarje. Gjithsesi, ish-çifti duket se kanë vendosur të mbeten miq, pasi së fundmi janë parë ende në shoqërinë e njëri tjetrit.
Vetë Mula nuk ka bërë asnjë lloj deklarate mbi ndarjen apo një krizë të mundshme mes saj dhe partnerit, ndryshe nga Ramadani i cili në intervistat e fundit është kujdesur të mos e përmendi fare Invën, duke shtuar kështu dyshimet.
Historia e dytë më e rëndësishme për Inva Mulën, pas divorcit nga Pirro Çako, mbyll kështu një tjetër kapitull në jetën e 55-vjeçares.
Ish-partnerët janë gjithashtu prindër të fëmijëve nga martesat e para: Hetem Ramadani është baba i 3 vajzave që jetojnë në Londër, kurse Inva Mula nga martesa me Pirron është nënë e një djali të quajtur Anthony.
Në 2014-ën, çifti zbuloi publikisht se marrëdhënia e tyre ishte dashuri me shikim të parë.
"Ishte dashuri me shikim të parë dhe na ka ardhur keq për legjendat urbane që kemi lexuar. Unë e takova dhe i bëra një batutë për yllin e vetëm në qiell që nuk e konkurronte Invën.” - shprehej asokohe biznesmeni duke shtuar se pika më e fortë e tyre ishte fakti që dinin të ishin miq të mirë.