Showbiz dhe TV

Rudina Xhunga rrëfen historinë e veçantë: ‘Pse i jam mirënjohëse Vera Grabockës’

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2019

Rudina Xhunga rrëfen historinë e veçantë: ‘Pse i jam

Rudina Xhunga rrëfeu së fundmi në “My Living” për marrëdhënien me letërsinë, profesionin, bashkëshortin dhe vajzën si edhe raportin me njerëzit që e kanë frymëzuar ndër vite.

Rudina Xhunga rrëfen historinë e veçantë: ‘Pse i jam

Ajo tregoi fillimisht se takimi me Vera Grabockën daton kohë më parë, që në periudhën kur ishte në përfundim të studimeve.

“E kam takuar shumë hershëm, qëkur isha gazetare kulture te Koha Jonë, te Aleanca. Vera më mësoi A-në e profesionit, që ti mund ta dish, por dikush duhet të ta thotë. Ca gjëra ti i di, por pa t'i vënë dikush në dukje është pak më e vështirë. Më thanë një moment që unë po bëja një shkrim me shumë pasion që nuk më përkiste. ‘Përse nxjerr me duart e tua gënjeshtrat e të tjerëve,’ më tha. ‘Mos e bëj kurrë, je shumë e talentuar. Pse e djeg veten?’.

Rudina Xhunga rrëfen historinë e veçantë: ‘Pse i jam

Në vijim, Rudina tregoi edhe një histori tjetër, për të cilën u shpreh se “nuk do ta harrojë kurrë”.

“Pastaj në një moment tjetër, nuk e harroj kurrë, ai ka qenë një moment shumë i vështirë. Mbaj mend që pata një problem në punë dhe më hoqën nga puna. Punoja te një revistë, Aksi. Më hoqi nga puna kryeredaktori i revistës për një shkrim që duhet të dorëzoja për Verën. Ajo erdhi me mua, mori me vete Timon, shkuan te Aleksandër Frangaj dhe i thanë: ‘Rudina nuk e ka fajin, e kemi ne’. Që atëherë i jam mirënjohëse.”