Kryefjala e ditëve të nxehta të verës është >>nxirja<<. Dikush nxihet me menjëherë, dikush nuk nxihet kurrë, ndërsa një tjetër digjet si mos më keq. Aplikimi i vajrave të ndryshëm është efektiv për të marrë ngjyrën që dëshironi.
4 vajrat më mirë për t’u nixirë janë:
1. Vaji i farave të mjedrës (SPF 25+)
2. Vaji i farave te karrotës(SPF 35+)
3. Vaji i avokados (SPF 15+)
4. Vaji i ullirit (SPF 8)
Kini parasysh që të mos vendosni vaj/krem nxirës në ditët e para të plazhit, pasi lëkura nuk është përgatitur ende. Kujtoni që për muaj me radhë nuk ka qenë fort e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.
Po kështu, përdoreni vajin vetëm gjatë periudhës kur rrezet e diellit nuk janë të forta. Gjatë orareve të drekës vendosni me patjetër krem mbrojtës, sidomos nëse keni lëkurë të ndjeshme, të bardhë dhe me nishane/quka.
Një tjetër opsion që mund të përdorni është highlighteri, të cilin mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Ju duhen:
1. Highlighter
2. Ton me xixa për sytë
3. Vaj esencial;
4. Vaj kokosi
5. Krem me SPF; 1 lugë
Për ta përmbyllur, po risjellim në vijim disa këshilla për nxirjen perfekte:
1. Përgatiteni lëkurën nga ekspozimi duke bërë një pastrim për të hequr qelizat e vdekura për një nxirje uniforme.
2. Aplikoni kremin/vajin mbrojtës gjysmë ore përpara ekspozimit në diell për ta bërë atë sa më efektiv. Aplikojeni edhe më vonë përgjatë ditës, nëse është e nevojshme.
3. Rrisni kohën e ekspozimit në mënyrë graduale. Filloni duke qëndruar në diell 1 orë, për të mbërritur më pas te disa orë më shumë, si në mëngjes edhe pasdite.
4. Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës.
5. Rrotullohuni dhe ndryshoni pozicionin shpesh, rreth çdo 15/20 minuta për ta lejuar diellin të nxijë çdo pjesë të trupit. Më mirë akoma, mund të praktikoni sport ose shëtitje në breg.
6. Nëse jeni të lodhur dhe doni të merrni një sy gjumë, shkoni nën çadër, kështu do të jeni më të qetë për të evituar nxehtësinë apo skuqje/nxirje vetëm nga njëra anë e trupit, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion.
7. Lyejeni gjithmonë shumë mirë lëkurën tuaj, duke aplikuar edhe në fund të ditës një krem të mirë hidratues ose një qetësues pas diellit.