Këto unaza vërtetojnë se në mos martesa, të paktën diamantët janë të përjetshëm. Sidoqoftë, unazat e fejesës s’kanë pasur gjithnjë në fokus gurin: nuset romake mbanin në gisht një rreth të artë kur dilnin në publik dhe një rreth të hekurt në shtëpi. Në vitet 1700, unazat me gdhendje florale a shkrime ishin shumë popullore, ndërsa në Neë England, puritanët, që i distancoheshin sa mundeshin luksit, u propozonin grave me gishtëza (të cilat më vonë ato i shndërronin në unaza). Ecim para në kohë dhe arrijmë në slloganin e famshëm të De Beers nga viti 1947, “Diamantët janë të përjetshëm.” Pjesa tjetër është histori.
1. Jennifer Lopez
I fejuari: Alex Rodriguez
Unaza: Diamant në prerje emeraldi 16-karatësh
Çmimi: $1.8 milionë
Propozimi: mars 2019
2. Ariana Grande
I fejuari: Pete Davidson
Unaza: Diamant në prerje dardhe tre karatësh nga Greg Yuna
Çmimi: $100,000
Propozimi: qershor 2018
Ndarja: tetor 2018
3. Hailey Baldwin
I fejuari: Justin Bieber
Unaza: Diamant oval 6-10-karatësh nga Solow & Co
Propozimi: korrik 2018
4. Cardi B
I fejuari: Offset
Unaza: Diamant në formë pike loti tetë karatësh
Çmimi: $500,000
Propozimi: shtator 2017
5. Scarlett Johansson
I fejuari: Colin Jost
Unaza: Diamant oval
Çmimi: Mbi $400,000
Propozimi: maj 2019
6. Charlotte Casiraghi
I fejuari: Dimitri Rassam
Martesa: qershor 2019
7. Paris Hilton
I fejuari: Chris Zylka
Unaza: Diamant 20-karatësh në formë pike loti nga argjendari Michael Greene
Çmimi: $2 milionë
Propozimi: janar 2018
Ndarja: nëntor 2018
8. Princesha Eugenie e York
I fejuari: Jack Brooksbank
Unaza: Safir padparadscha i rrethuar nga diamantë
Propozimi: janar 2018
Martesa: tetor 2018
9. Emily Ratajkowski
I fejuari: Sebastian Bear-McClard
Unaza: Dy diamantë, një në formë dardhe e një katror, mbi një rreth të artë, dizenjuar nga Ratajkowski
Martesa: shkurt 2018
10. Meghan Markle
I fejuari: Princ Harry
Unaza: Tre diamantë, dy nga të cilët i përkisnin koleksionit personal të Princeshë Dianas
Propozimi: nëntor 2017
Martesa: maj 2018
Përshtatur nga Vogue.