Përmes disa postimeve në Insta Stories, fashionista Estela Ujka është rikthyer 20 vite më parë, në kohën që siç edhe ajo vetë e quan, “nuk ekzistonin filtrat dhe as fotoshopi”.
Dy foto janë shkëputur nga seti fotografik për kopertinën e revistës Klan.
“Për të gjithë ata që pëlqejnë dhëmbët e mi sot,” shkruan Estela në një tjetër foto.
Siç mund ta shihni, vetullat e holla dhe sytë e theksuar me laps/ton të zi ishin trend i atyre viteve.