1. Vaj CBD për të lehtësuar dhimbjen e këmbëve
Stilistja e yjeve Erica Cloud tha për Glamour se vaji i CBD është fantastik për të lehtësuar dhimbjen e këmbëve. “E vendos te majat e gishtërinjve ose te thembrat, pesë minuta para se të vesh këpucët.”
CBD, ndryshe cannabidiol, është një prej cannabinoideve të identifikuara në bimët e kanabisit dhe është përgjegjës për 40% të ekstraktit të bimës. CBD ka aftësi relaksuese dhe në Amerikë mund të përdoret edhe për trajtimin e epilepsisë.
2. Sfungjer për të hequr shenjat e deodorandit
Askush nuk do të donte që fotografët në Tapetin e Kuq të kapnin shenja të bardha nën sqetull. Stilisti Avigail Collins tha për Who What Wear se përdor sfungjer për të eleminuar shenjat super të bezdisshme të deodorantëve.
3. Sapun për zinxhirët e bllokuar
Nëse ndodh që zinxhirët të bllokohen, stilistja Tara Swennen e ka zgjidhjen. Ajo tregoi për Glamour se vendos sapun te zinxhiri, gjë që ndihmon për ta tërhequr sipër. Lapsat pastel dhe lëkura e bananes bën punë gjithashtu.
4. Fotografojnë veten me blic
Sigurisht që mund të duken tepër mirë me ndriçimin normal, por gjërat mund të shkojnë keq pas vendosjes nën fokusin e aparatit dhe blicit. Për të shmangur ndonjë situatë të pakëndshme, të famshmit marrin masat paraprake (edhe pse jo gjithmonë).
5. Përdorin letër zmerile në shollën e këpucës
Shollat e këpucëve mund të rrëshkasin, ndaj letra zmerile do t’i bëjë ato më të qëndrueshme.
6. Stilojnë flokët me balsam buzësh
Balsami i buzëve është një produkt i rëndësishëm, që e përdorin edhe për flokët. Siç mund ta shihni, funksionon mirë.