“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja t’jua lija surprizë,” u shpreh Ilda Bejleri për largimin nga Digitalb në një intervistë për Gazeta Shqiptare. “E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak.”
Ndonëse përflitet se Ilda do të vendoset në “Procesi Sportiv” ose “E diell”, për shkak të fotos dyshuese me Edi Manushin, moderatorja nuk ka bërë të ditur detaje të tjera.
Përsa i përket debatit të saj me Dritan Shakohoxhën – që thuhet se lidhet me protagonizmin e njërës palë – Ilda u shpreh: “Natyrisht që do të isha protagoniste, kam 11 vite në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në punën time, në atë që di të bëjë më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar.”
Në një foto në Instagram, moderatorja thotë ndër të tjera se “sporti do të mbetet gjithnjë shtëpia e saj”.
Fotot e shkëputura nga Gazeta Shqiptare: