Pushteti

Ngjarja misterioze: Princesha Haya, gruaja e sundimtarit të Dubait, arratiset drejt Londrës

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2019

Ngjarja misterioze: Princesha Haya, gruaja e sundimtarit të Dubait,

Gruaja e arratisur e sundimtarit të Dubait – një nga udhëheqësit më të lartë në Lindjen e Mesme – ka kërkuar urdhër mbrojtjeje në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gruaja e sheikut Mohamed Al Maktoum, princesha Haya Bint al-Hussein, është gruaja e tretë e familjes së famshme që përpiqet të arratiset. Këtë muaj, u raportua se ajo fshihej në Londër dhe u tha se ishte në frikë për jetën.

Të martën, nisi të trajtohej çështja në Londër.

Ngjarja misterioze: Princesha Haya, gruaja e sundimtarit të Dubait,

Çfarë ndodhi në gjykatë?

Princesha Haya kërkoi kujdestarinë e fëmijëve – me të cilët u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe – si edhe një udhër mbrojtjeje dhe një urdhër për të ndaluar ngacmimet.

(Shën.red Urdhri i mbrojtjes është një urdhër i lëshuar me vendim gjykate, ku parashikohen masa mbrojtëse, ndërsa ai kundër ngacmimeve i referohet parandalimit të partnerit ose ish-partnerit të përdorë kërcënime, dhunë apo ngacmime).

Detajet e mëtejshme të ngjarjes nuk dihen ende.

Ngjarja misterioze: Princesha Haya, gruaja e sundimtarit të Dubait,

Kush është princesha Haya?

Ajo ka lindur në Jordan në Lindjen e Mesme dhe është arsimuar në shkolla private në Britani. Haya është gjysmë-motra e sundimtarit aktual në Jordan, mbretit Abdullah II. Haya Bint al-Hussein u martua me sheikun Mohamed në vitin 2004 duke u bërë gruaja e tij e gjashtë. Sheiku 70-vjeçar raportohet se ka 23 fëmijë me gra të ndryshme.

Princesha Haya, 45 vjeçe, fillimisht u tha se u largua drejt Gjermanisë për të kërkuar azil, por muaj më vonë u raportua se jetonte në Londër në një shtëpi 85 milionë dollarëshe në Kensington Palace Gardens. Besohet se ajo do dëshiron të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, por nëse bashkëshorti i saj do të kërkojë kthimin në Dubati, kjo gjë mund të shkaktojë probleme diplomatike në Britani, e cila ka raporte të mira me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas largimit të saj, sheiku shkroi një poezi ku akuzonte një grua pa emër për tradhti, të cilën e postoi në rrjetet e tij sociale.

Pse thuhet se u arratis?

Burime pranë saj thanë në fillim të këtij muaji se ajo kishte zbuluar fakte shqetësuese për kthimin misterioz në Dubai të një prej vajzave të 70-vjeçarit, Sheikha Latifa.

Sheikha u arratis nga Emiratet nga deti, me ndihmën e një francezi, por ra në gjurmët e një grupi të armatosur në brigjet e Indisë. Më pas, u kthye në Dubai. Asokohe, princesha Haya kërkoi të mbronte reputacionin e Dubait duke theksuar se “Sheikha Latifa ndodhej e sigurt në shtëpi”. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thanë se ajo ishte rrëmbyer kundër vullnetit të saj.

Ngjarja misterioze: Princesha Haya, gruaja e sundimtarit të Dubait,
Sheikha Latifa

Burime të tjera thanë se princeshës i kishin rënë në vesh informacione të tjera rreth rastit në fjalë.

Ngjarja misterioze: Princesha Haya, gruaja e sundimtarit të Dubait,
Sheikha Shamsa Al Maktoum

Po kështu, në korrik të vitit 2000, një tjetër nga vajzat e sheikut, Shamsa Al Maktoum, e cila ishte asokohe 19 vjeçe, u arratis nga familja që jetonte në Surrey, në jug-lindje të Anglisë. Ajo u arratis me Land Rover, të cilin e braktisi rugës dhe më pas u rrokullis në një gardh dhe eci në këmbë. Ngjarja bëri tepër bujë, megjithatë Shamsa u gjet një vit më vonë në Cambridge dhe u kthye ne Dubai.

Burimi: BBC dhe CNN