Celebrity

Angelina Jolie, më seksi se kurrë për Guerlain

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2019

Angelina Jolie, më seksi se kurrë për Guerlain

Angelina Jolie, më seksi se kurrë, eglendiset e qetë në shtrat për fushatën e re publicitare të Mon Guerlain Eau de Parfum Intense, që u publikua të premten. Aktorja 44-vjeçare shihet e buzëqeshur nën shi, veshur me një fustan të hollë.

Reklama ka në sfond hitin e vitit 1966 nga The Troggs, e titulluar “Wild Thing.” Kinematografi fitues i disa çmimeve Oscar, Emmanuel Lubzki, shërbeu si regjisor i fushatës. Gjithçka u filmua në shtëpinë e Angelina Jolie në Kamboxhia, sipas konglomeratës LVMH që zotëron Guerlain.

Jolie është fytyra dhe muza e parfumit Mon Guerlain. Ajo u shfaq edhe në një tjetër reklamë të markës në vitin 2017, kur u bë imazh i Guerlain.

Në fillim të muajit, Jolie dhe presidenti dhe CEO i Guerlain, Laurent Boillot, prezantuan reklamën në një konferencë për shtyp mbajtur në Hotel de Crillon në Paris.

Gjatë eventit, Jolie foli për punën që po bën fondacioni që ajo themeloi në vitin 2003 në Kamboxhia në emrin e saj, të ish-it, Brad Pitt dhe djalit të tyre 17-vjeçar Maddox, më i madhi i gjashtë fëmijëve lindur në Kamboxhia. Fondacioni po ndihmon komunitetet vendase me shërbime shëndetsore, edukim dhe ruajtjen e mjedisit.

Boillot dhe Jolie do të punojnë së bashku për të zhvilluar një projekt në mbrojtje të bletëve në rajonin Samlot, në veriperëndim të Kamboxhias.