Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

5 Gusht 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Peshorja dhe Akrepi

Në gusht, do të bëni qejf me shoqërinë. Kalendari juaj shoqëror do të jetë i tejmbushur me aktivitete, falë hënës së re nga 31 korriku – 1 gushti, që do të ketë shumë ndikim në planet tuaja dhjetë ditët e para të gushtit. Jupiteri do t’i përçojë rreze Diellit, hënës së re, planetit tuaj sundues Afërditës dhe Marsit, që do të thotë se do të përfitoni nga një partner në martesë a në biznes, gjithashtu edhe nga ndihma ose mirësia e një miku.

Urani do të shkaktojë telashe në shtëpinë tuaj financiare, prandaj gjithë këto plane me shoqërinë do të reflektohen për keq në gjendjen tuaj financiare. Ose, do të jeni pjesë e një dasme e do të zbuloni se do të shpenzoni më shumë nga ç’prisnit. Ose mund të organizoni një festë në shtëpi e do ta kuptoni më vonë sa shumë ju kushtoi. Kini kujdes me shpenzimet këtë muaj. Ka mundësi të shpenzoni si normalisht, por do t’ju dalë diçka e papritur në një tjetër sferë të jetës që do t’ju shokojë me vlerën në faturë.

Një nga ditët më të lumtura do të jetë e enjtja, 8 gusht, kur Afërdita do të pluhuroset nga Jupiteri. Këtë ditë mund të vizitoni një shok në shtëpinë e tij në fshat. Afërdita në shenjën e Luanit e bën këtë ditën perfekte për një udhëtim larg qytetit.

Fillimi i gushtit i dedikohet shoqërisë, por hëna e plotë në Ujor, më 15 gusht do të sjellë një moment romantik të paharrueshëm. Do të merrni lajme të mira edhe në karrierë, në të njëjtën kohë.

Nëse po kërkoni kapital ose financim, Urani do të kalojë në prapavijë më 11 gusht dhe sponsori juaj do të tërhiqet ose do të shtyjë datën kur ju supozohet të merrni paratë. Urani është planeti i surprizave dhe ndonjëherë, nuk janë të bukura. Më 28 gusht, Marsi në kënd perfekt me Uranin do të sjellë lajme të mira për sa i përket sektorit financiar dhe do t’ju shfaqen paratë që kërkonit.

Fundi i muajit do t’ju bëjë të gjeni paqen dhe lumturinë në të qëndruarit vetëm. Jeni njeri shoqëror, por me Mërkurin, Diellin, hënën e re, Marsin dhe Afërditën të gjithë në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë të privatësisë, jeni lodhur me të dalat dhe thjesht keni nevojë për kohë vetëm – kohë që do të zgjasë nga 30 gushti deri më 12 shtatori.

Hëna e re e 30 gushtit do të sjellë nivele të larta kreativiteti. Planifikoni kohë për të eksperimetuar, luajtur a për t’u marrë me projekte artistike. Merrni me vete kamerën, furçat, ditarin, laptopin, instrumentin muzikor apo mjete të tjera të ngjashme. Shijojeni kohën vetëm. Mund të realizoni gjëra shumë të bukura. Nëse po punoni me dekorin e shtëpisë, do të gjeni dizenjo dhe paleta ngjyrash perfekte për arredimin tuaj.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Peshorja dhe Akrepi

Kur vjen puna te karriera, ju pret një muaj magjik. Dielli, hëna e re, Afërdita, dhe Marsi do të bashkohen në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Ky do të jetë muaji më i mirë në aspektin profesional në gjithë karrierën tuaj. Hëna e re e 31 korrik/1 gusht do të vendosë tonin për dhjetë ditët e para të muajit.

Është me shumë rëndësi të mos jeni me pushime në fillim të gushtit, pasi në këtë periudhë do të merni lajme të mrekullueshme. Nëse jeni larguar, do të humbisni mundësinë e artë. Falë ndryshimit të pozicioneve të planeteve, s’do të përjetoni më ndihmë të tillë kozmike. Për momentin, keni Jupiterin në sektorin e të ardhurave që po ju mbron për herë të parë në dymbëdhjetë vjet. Jupiteri do të çojë rreze drejt në grupit të planeteve në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës. 5, 6, 7 ose 8 gushti janë ditë ideale për të negociuar pagën.

Do të hasni një vështirësi, me Uranin, planetin e lajmeve të papritura, në shtëpinë tuaj të shtatë të konkurrentëve, që mund të sjellë tension. Mesa duket, puna ose pozicioni që doni ju e duan dhe plot të tjerë. Një person në veçanti do të përdorë taktika dhe skema aspak etike thjesht për të bërë të vetin pozicionin në fjalë.

Që të fitoni ju, duhet të bindni eprorët se jeni kandidati më i mirë. Dijani vlerën vetes – eksperienca dhe talenti juaj do të kenë rëndësi. Shkruani biografinë dhe CV më të mirë dhe konsultohuni me një ekspert. Ju mund të dilni triumfant, por duhet të tregoni pasion dhe dëshirë. Mos u dorëzoni – universi është në anën tuaj.

Hëna e plotë e 15 gushtit në shenjën e Ujorit do të kristalizojë një situatë në shtëpi. Mund të shpërnguleni, në të kundërt, do të riarredoni shtëpinë për ta bërë më të rehatshme. Me Saturnin dhe Plutonin që ndërveprojnë me Neptunin, planetin që sundon artet, do të bëni zgjedhje të shkëlqyera.

Me shumë mundësi, ndryshimet që po bëni në shtëpi janë rezultat i suksesit në jetën tuaj profesionale. Në fakt, mund të përfitoni nga ofertat për punë që të pakësoni kohën që shpenzoni në rrugë ose që të qëndroni më pranë familjes. Do të fitoni më shumë dhe do ta dekoroni më bukur shtëpinë.

Do të merrni lajme në lidhje me familjen pranë 15 gushtit dhe do të duhet të fokusoheni në dy vende, pasi shefi a klienti juaj do të ketë nevojë për ju. Nuk është hera e parë që ju ndodh, por do ta kaloni me sukses.

Hënën e re të 30 gushtit do të doni të relaksoheni në shoqërinë e miqve më të afërt. Sipas parashikimit të këtij muaji, do të përfitoni shumë nëse i bashkoheni një klubi, një kauze humanitare a diçkaje të përngjashme. Tregohuni të hapur ndaj miqësive të reja.

Afërdita dhe Marsi, sunduesi juaj, do të takohen në shtëpinë tuaj të miqësisë. Një mik mund të bëhet papritur diçka më shumë se mik. Ruani me kujdes fundjavën tuaj më të lumtur, 24 dhe 25 gusht.